Gjithçka përsëritet në jetë andaj edhe moda nuk është përjashtim. Ato që ne i quajmë “risi” apo “moderne” kanë qenë të zbuluara më herët dhe kthehen me ndonjë freski por përsëri janë gjërat e vjetra.
Vendosëm që t’ua sjellim 15 trende të modës që janë kthyer nga e kaluara.
Palltot e viteve 1940
1901 ishte viti kur fjala pallto u paraqit për të parën herë në botën e modës, atëherë ministria e luftës e Britanisë e miratoi si uniformë të ushtarëve. Pas Luftës së Parë Botërore ajo u transformua si pallto për civilë dhe të gjithë ranë në dashuri me të.
Këmishat e natës së viteve 90`
Ky fustan duket po si një këmishë e natës, sikur të shkonit në aheng sapo jeni zgjuar nga gjumi.
Çokerët e vitit 2000
Sigurisht që çdo vajzë e këtyre viteve posedonte një qafore të tillë. Sot edhe yjet e përdorin si shtesë në garderobën e tyre.
Krahët e fryer të shekullit XIX
Ishin të famshme në 1920 dhe 200, dhe ishin të preferuarat e grave të shekullit të XIX.
Xhinset zile të viteve 2000
Xhinse me fundin si zile kanë fituar një popullaritet të madh përsëri.
Mbifund i viteve 1940
Një mbifund apo këmishë e gjerë poshtë belit paraqet në mënyrë të përkryer bukurinë e formës femërore dhe në të njejtën kohë fsheh defektet. Mund të vishet me xhinse apo funde, jeni të lira të eksperimentoni si të doni.
Flokët e shkurta
Ky stil i flokëve ishte shumë i popullarizuar ndërsa tani është rikthyer me një formë pak më të gjatë se në të kaluarën.
Midi fundet e viteve 1930
Mini dhe maksi fundet janë lënë anash për një kohë tjetër, të preferuarat e modës janë midi fundet që ishin të famshme para 80 viteve.
Pantallonat me palë të viteve 1990
Në vitet 90` bënim palë në xhinse që i quanim “piramida”. Pantallonat e shkurtuara janë në trend edhe tani.
Pantollonat “banane” apo “piramida” të viteve 80`
Pantallonat konike të quajtura “banana” ishin shumë të famshme në vitet 90`, tani janë kthyer sërish.
Çorapet me këpucë apo sandale nga viti 1940
Çorapet me këpucë apo sandale ishin trend i viteve 1930-1950 e më pas u lanë në harresë për t’u rikthyer në vitin 2014 dhe duke vazhduar edhe sot.
Pallto të stërmëdha të viteve 80`
Këto pallto duken sikur ua keni huazuar partnerëve sepse janë më të mëdha se trupi juaj dhe janë rikthyer në modë.
Këpucë me gisht të spikatur të viteve 2000
Këpucë me maje ishin ikonë e përcjellësve të modës dhe janë rikthyer sërish në skenë, madje edhe më elegante dhe delikate.
Kulota apo shorce të viteve 1950
Kulotat kanë qenë gjatë kohë pjesë e modës dhe janë të dashura përsëri. Mund të vishen si veshje e zakonshme apo edhe formale.
Kostume plazhi të viteve 1950
Kostumet e plazhit janë paraqitur në vitet 1950 dhe menjëherë janë popullarizuar në mesin e zonjave. Nga ajo kohë kanë ndryshuar modelet, format dhe stilet mirëpo pas gati 70 viteve një kostum është rikthyer në trend./femra.net/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...