Google ADS

14-vjeçarja e përdhunuar ndërron jetë gjatë lindjes

22:53 | 22 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një vajzë 14-vjeçare, e cila ishte përdhunuar, ka ndërruar jetë gjatë lindjes.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Paraguaj, ku aborti është i ndaluar me ligj, transmeton portali arbresh.info

Foshnja e saj është në gjendje të qëndrueshme.

Vajza, e cila nuk është emëruar, ishte shtruar në spital për 20 ditë për shkak të komplikimeve të shtatzënisë.

Ajo ishte përdhunuar nga një 37 vjeçar, i cili ishte arrestuar nga autoritetet.

Mjekët janë përpjekur që të kryejnë lindjen në mënyrë natyrale deri sa janë shfaqur problemet. Më pas ata kanë provuar një seksion cezarian. Gjatë kësaj periudhe vajza ka përjetur tre sulme kardiake dhe më pas ka ndërruar jetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme