Valentini po afrohet dhe ju nuk e keni idenë se çfarë të planifikoni, mirëpo mos u shqetësoni pasiqë gjashtë ekspertë të lidhjeve kanë menduar për ju.
Vetëm pse jeni të martuar nuk do të thotë se duhet të neglizhoni këtë ditë të rëndësishme për të gjithë të dashuruarit, madje jeni në avantazh pasiqë e njihni më mirë partnerin dhe mund të planifikoni diçka që do ju pëlqejë të dyve.
Madje nuk duhet të bëni harxhime të mëdha apo t`i dëshmoni dashurinë njëri-tjetrit me dhurata të shtrenjta e që nuk mund t`i lejoni.
Ja 13 këshillat se si të kaloni këtë festë.
1. Provoni diçka të re
Është me rëndësi të bëni diçka të re dhe të veçantë, ajo që jeni të martuar është një arsye më tepër për të festuar këtë ditë. Provoni një restorant të ri, merrni me qira një dhomë hoteli, bëni dush së bashku, provoni diç të re në shtrat dhe më e rëndësishmja – kënaquni me njëri tjetrin.
2. Krijoni një traditë
Filloni një traditë të re, bëjeni që në këtë ditë të eksploroni me 10 dëshirat e fshehta seksuale duke i shkruar secili dëshirat personale në letër. Dëshirat e përbashkëta i vendosni në një enë së bashku dhe cilëndo të nxjerrim, e provojmë. E ngjashme me loton!
3. Bëni selfie me zemër
Në çdo vend që shihni zemra, bëni një selfie me juve dy dhe zemrën. Mund të bëni një album të shkëlqyeshëm me kujtime të ndryshme, dhe të gjitha fotot me të njejtin kuptim.
4. Kaloni ditën së bashku
Këtë vit Valentini është në ditën e diel andaj mund ta kaloni tërë ditën së bashku. Çiftet që ecin së bashku në natyrë flasin më lirshëm me njëri tjetrin. Mos lejoni që moti i keq t`ua prish planet, mund të shkoni dhe të shëtisni në ndonjë qendër tregtare.
5. Provoni diçka që nuk është e zakonshme
Bjeshkatari, mëngjes Valentini, vizitimi i miqve që kanë humbur të dashurit, këto janë gjëra që kanë kuptim dhe që do ju përmbushin më mirë.
6. Bëhuni të thjeshtë
Presioni i të bërit gjithçka perfekte e humb kënaqësinë e Valentinit. Bëni diçka të thjeshtë, sikurse loja me letra e përcjellë nga muzika e lehtë. Në vend se dyzet trëndafila, sillni një, me rëndësi është mesazhi se nuk keni harruar. Bëni diçka spontane dhe mbajeni thjeshtë.
7. Bëni një miks
Edhepse askush nuk dëgjon CD në këtë kohë, bëni një miks me këngë romantike që ti shprehni partnerit se çfarë ndjeni për të.
8. Provoni një sfidë seksi
Provoni të jeni joshëse dhe seksi në vende publike, të provokoni partnerin deri në çmenduri derisa jeni në publik.
9. Luajeni lojën “tre portokaj dhe një limon”
Kjo lojë nënkupton ti tregoni partnerit 3 veprimet erotike që ai i bën dhe juve ju pëlqejnë, si dhe një veprim që juve do ju pëlqente ta bënte ai.
10. Fillojeni ditën mirë
Rregullojeni disponimin e ditës që në mëngjes, duke u zgjuar herët dhe duke bërë dashuri, pastaj duke bërë specialitet mëngjesor për njëri tjetrin.
11. Përkujtoni festat e kaluara të Valentinit
Nëse keni ruajtur kartat që ia keni dhuruar njëri tjetrit në festat e kaluara, mund ti shikoni bashkë dhe të diskutoni rreth atyre kohërave. Një përkujtim i vogël do ju ndezë dëshirat romantike.
12. Dërgoni mesazhe erotike
Edhepse Valentini është të dielën, mund të mos e kaloni ditën së bashku. Megjithatë, ju sugjerojmë që gjatë tërë ditës të komunikoni me njëri-tjetrin dhe të dërgoni mesazhe erotike që kur të takoheni sërish në mbrëmje të jeni të ndezur.
13. Mos u bëni vetjake
Çelësi i një ditë të shkëlqyeshme të Valentinit është të jepni më shumë nga vetja, kohën tuaj, zemrën, mendjen, trupin si dhe shpirtin. Pas kësaj gjithçka do të bëhet siç duhet…
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...