Kjo do të ju shkrijë dhe do të ju shpie në disponim të vërtetë romantik …
Sa na përket ne në kosmos, dashurinë duhet ta festojmë gjithnjë, e jo vetëm më 14 shkurt. Megjithatë, ka diçka të veçantë simpatike në faktin se ekziston e vetmja date që i kushtohet sigurtë dhe vetëm dashurisë. Dhe për këtë, lirisht – bëhuni romantik me shije të mirë tejmase! E kjo vlen për të gjitha ju vajzat e kosmosit, pa marrë parasysh a jeni në çift apo single. Sepse thelbi është në festimin e dashurisë!
Që të ju krijojmë disponim të këndshëm, kemi shkëputur citate të dashurisë të cilët do të ju inspirojnë që të besoni gjithmonë në dashurinë.
# Do ta dini se jeni i dashuruar atëherë kur nuk mund të flini, sepse realiteti thjeshtë është më i bukur se ëndërrat – Dr. Seuss
# Kjo është ndjenja e pashpjegueshme, shprehja. Kjo është prekje, kjo është ndjenjë. Kur njëherë e ndjeni, e kuptoni se në botë nuk ekziston asgjë tjetër – Snoop Dog
# Dashuria më e mirë është ajo e cila na zgjon shpirtin, e cila na nxit të anojmë kah më e shumta, e cila ndez zjarrin në zemrat tona dhe sjell qetësi në mendimet tona. Ajo është që shpresoj se do të mund ta ofroj përgjithmonë – nga libri Notebook, Nicholas Sparks
# Por lidhja më emocionuese, më sfiduese dhe më kryesore nga të gjithat është ajo që keni me vetveten. Kurse nëse arrini ta gjeni dike që dëshiron po të njejtën që edhe ju e duani, është thjeshtë fantastike – Carrie Bradshaw
# Gjëja më me rëndësi që do ta mësosh ndonjëherë është thjeshtë se dashuron dhe do të jesh i dashururar – Christian në filmin Mouline Rouge
# Kur do ta kuptoni se me ndokënd dëshironi ta kaloni pjesën e mbetur të jetës, atëherë dëshironi që pjesa e mbetur e jetës të fillojë sa më shpejtë – Harry Burns në filmin Kur Harry takon Saly-n
# Të garantoj se do të ketë kohë të vështira. Të garantoj se herët apo vonë njëri nga ne, apo të dy, do të dëshirojë të largohet. Por, gjithashtu të garantojë se, nëse nuk të pyes që të jesh e imja do të vuaj deri në fund të jetës, sepse e di, në zemër, që ti je e vetmja për mua – Ike Graham në filmin Runaway Bride
# Nuk dua ti mbyll sytë. Nuk dua të flej. Sepse do të më mungosh, baby. Kurse nuk dua që të më mungojë diçka – teksti nga kënga e Aerosmith
# Kur dashuron ndokënd, e dëshiron të tërin…duhet të duash gjithçka të tij, jo vetëm gjërat e bukura, por edhe ato të këqijat. Ato gjëra që është lehtë të dashurohen dhe ato që nuk është lehtë – Estel Padington në filmin Dita e të dashuruarve
# Dashuria jonë është si era – nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh – Landon Karter në filmin A day to remember
# Thjeshtë “Të dua” vlen më shumë se paratë – Frenk Sinatra në këngën Tell her you love her
# Për mua dashuria është kur ndokush më thotë “Dua të jem me ty deri në fund të jetës dhe nëse është e nevojshme, do hidhesha nga aeroplani për ty”– Jennifer Lopez
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...