Realisht janë gjëra të vogla…
Përderisa një pjesë e bizhuterive apo një buqetë janë gjithmonë mbreslënëse, ndonjëherë gjëra të vogla – si snacks dhe fërkim (masazh) shpine – mund të bëjnë e tërë ndryshimin në marrëdhënien tuaj. Për këtë kemi përpiluar një listë të gjërave të thjeshta që çdokush mund t’i bëj për ta bërë partnerin të ndjehet i dashuruar.
1.Mëngjesi në orarë
Mëngjesi në shtrat tingëllon bukur, por realisht, ju jeni vetëm duke ngrënë vezë pakujdesshëm në tabaka mes një grumbulli facoleta dhe salfetash. Në vend të kësaj, vendosni mëngjesin në tavolinë si ditëve të punës. Çfarë mund të jetë më mirë se të zgjoheni në një ‘E hënë’ dhe nuk i derdhni vet drithërat tuaja?
2.Lista e javës
Disa javë janë më të vështira se të tjerat. Nëse vëreni se partneri juaj është shumë i hutuar, shkruani atij një listë të shtatë gjërave që ju i pëlqeni te ai. Një për çdo ditë.
3.Kanë tendencë monotone
A duhen fshirëse të reja xhamash? Ka një derë që bën zhurmë të bezdisshme? Këto gjëra kërkojnë vetëm pak kohë kujdesi për t’i rregulluar, por vlejnë sikur një dhuratë.
4.Përkujtojeni veten të jeni mirësjellës
A ka ‘zemra jote’ ndonjë takim të rëndësishëm së shpejti? Vendosni një përkujtesë në kalendar 30 minuta para se të ndodhë takimi, kështu që mund t’i leni një shënim dhe t’i thuani se sa i mrekullueshëm është dhe se çdo gjë do të shkojë mirë.
5.Romancë me postë zanore
Dërgoni një tekst për t’i bërë të ditur që ka një thirrje – ashtuqë e njoftoni pa hapur telefonin. Pastaj, i lëni një mesazh zanorë të ëmbël apo ndoshta të fëlliqur. Kështu e dini se ka, diçka që mund ta ndëgjojë në mënyrë të përsëritshme.
6.Përkujtim udhëtimi
Partneri juaj dëshiron të vizitojë familjen e tij për një javë? Shkruaj një sërë shënime të shkurtra. Vendosni në zarfe dhe emërtoni për momente të veçanta. Shkruani një shaka qesharake brenda dhe emërtojeni me, “Lexoje kur ke nevojë për një shaka të mirë“. Ose, shkruani diçka të ëmbël dhe me vlerë dhe emërtojeni me, “Lexoje kur nëna jote kritikon përzgjedhjen tënde të të dashurës“.
7.Një ‘disk’ i ditëve moderne
Mos e nënvlerësoni fuqinë e ndëgjimit të këngëve të mira të vjetra. Ato nuk duhet të janë gjithmonë të reja, çfarëdo. Bëni një listë të mirë të baladave energjike të viteve të 80, ose një album të plotë të këngëve të përziera që partneri i pëlqen. Gjithkush ka nevojë të dëgjojë diçka të mirë duke udhëtuar prej pune në shtëpi.
8.Libra audio (me zë) të personalizuar
Nëse dëshironi t’i keni në t’ardhmen, inçizoni librat e tij audio. Përdorni telefonin tuaj për të regjistruar veten duke lexuar një poemë nga autori i tij i preferuar. Ju mund ta dërgoni nëpërmjet tekstit, ose ta bëni një koleksion të tërë dhe ta ruani në Google Drive.
9.Pa telefon në tryezë
Askujt nuk i pëlqen të ndjehet sikur telefoni është më interesant se fytyra e tij. Kur servoni një vakt, mbani telefonin tuaj larg tryezës. Asgjë nuk nxit ndjenjat e dashurisë si mënyra e mirë e vjetër e kontaktit me sy.
10.‘Ndërtoni një banjë’
Keni një vaskë? Përgatitni partnerit tuaj një banjë shëruese të shpejtë shtëpiake. Ajo mund të jetë aq e thjeshtë me kripëra Epsom (sulfat magneziumi), disa qese çaji të zi dhe një pikë ose dy të parfumit të tij të preferuar. Ruajeni në një kavanoz të bukur qelqi dhe e përdorni për banjë në fund të një dite të gjatë.
11.Mbani një listë
Ndonjëherë, është e vështirë të zbuloni diçka të shpejtë. Mbani një listë në telefonin tuaj të ideve apo dhuratave të këndshme. Dëgjoni ato që thotë partneri juaj dhe shënoni. Njerëzit shpesh tregojnë se si ata duan të jenë të dashur./femra.net/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...