11 arsye pse jeni ende ‘single’

13:15 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Jeni vetëm prej vitesh dhe nuk mund të gjeni shpirtin binjak? Mos u shqetësoni, këto 11 pika do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë është e gabuar me zgjedhjen e personit të ëndrrave tuaja.

Me kalimin e kohës, gjërat fillojnë të ndryshojnë dhe statusi beqar fillon të jetë jokomod. Për më tepër, ne fillojmë të konsiderohemi të huaj dhe shpesh të margjinalizuar, sikur të ishim duke vuajtur nga ndonjë patologji e çuditshme.

Ajo që është e sigurtë është se nuk duhet të jemi të kënaqur me të parin që del përpara, ose të obsesionuar për të qenë çift.

Pra, përpiquni të kuptoni se cilat janë arsyet pse jeni akoma i vetëm, motivet që do të shpjegojnë më mirë arsyet pse, kush është vetëm, nuk mund ta gjejë lehtë partnerin ideal.

1. Nuk e doni veten mjaftueshëm – Duket si një klishe, por për sa kohë që nuk e doni veten për atë që jeni ju nuk mund të mendoni për gjetjen e një partneri. “Unë duhet të gjej veten time” është justifikimi klasik që përdoret për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, por nganjëherë ju duhet të rrini pak vetëm dhe të kuptoni atë që dëshironi.

2. Jeni shumë selektiv – Ndonjëherë ndodh që të takoni personin e përsosur, por sapo të ndaleni për një moment do të mendoni për gjetjen e një mijë defekteve në karakterin e tij/asaj. Beqarët zakonisht janë shumë selektiv. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të kënaqen lehtë, por thjesht ata do të bënin mirë të njihen me një person 100% përpara se ta hedhin atë. Për sa kohë që jeni të vendosur të gjeni personin e përsosur, mos harroni se dashuria mund të paraqitet në çdo formë, shkruan Top Channel.

3. Mbani shumë marrëdhënie në të njëjtën kohë – Beqarët janë të pavarur dhe mund të bëjnë çdo gjë që ata duan, sidomos kur flasim për dashurinë. Duke pasur marrëdhënie të shumëfishta në të njëjtën kohë, ato mund t’i bëjnë ata krenarë dhe të kënaqur, por kur duan të gjejnë partnerin e jetës, ata bëjnë një zgjedhje të gabuar.

4. Nuk jeni gati të ndani hapësirën tuaj – Shpesh, pas një periudhe të gjatë vetëm, nuk jeni të gatshëm të ndani hapësirën e tuaj me një person tjetër, i cili ndoshta ju tregon se çfarë të bëni, çfarë të gatuani, ose t`ju kontrollojë në çdo kohë. Pra, dëshironi të mbani pavarësinë tuaj dhe të jeni ju vetë ai që kontrollon jetën tuaj. E gjithë kjo përfundon me mbajtjen larg të një njeriu që ndjehet i kërcënuar duke ju parë si qenie të paarritshme. Kompromisi i duhur është të jesh me dikë, por pa humbur identitetin. Ndaluni dhe mos jeni kaq i mbyllur për atë që është rreth jush, por hapni veten në botë.

5. Dashuroni historitë e pamundura – Ekziston tendenca që të tërhiqemi nga persona që janë shumë ndryshe nga ne duke u përfshirë në lidhje të pamundura e të vështira. E vetmja arsye pse këto histori të pamundura ndodhin është të provojmë vetes se mund të arrijnë gjithçka që dëshirojmë. Për të gjetur partnerin ideal, megjithatë, duhet t`i lejojmë vetes një armëpushim dhe “le të ndiqemi” nga të tjerët në vend që të vazhdojmë të “vrapojmë” pas njerëzve të gabuar.

6. Dilni me njerëz që kërkojnë përvoja të ndryshme – Kur dilni për herë të parë me dikë, ju përpiqeni t’i bëni gjërat të qarta. Beqarët në kërkim të dashurisë duhet t`i lënë ata që thonë “Unë nuk jam duke kërkuar për ndonjë gjë serioze”. Të shpresoni se personi që keni përballë do të ndryshojë mendje për qëllimet e tij është një utopi e vërtetë. Mos u kënaqni me aq: në fund karakteri i tij do të mbetet ai i Playboy. Pra, mos e humbni kohën me dikë që nuk është në të njëjtën gjatësi vale.

7. Frika për t`u futur në “lojë” – Shumë shpesh ai që është vetëm ankohen për gjendjen e tij pa bërë asgjë për ta ndryshuar atë. Rrinë duke pritur që dashuria të trokas në derë. Nëse doni të dashuroheni lini mënjanë egoizmat e kota dhe dilni jashtë për të pushtuar atë që ju dëshironi: lumturia nuk është diçka që na takon, por jemi ne që duhet të përpiqemi për ta arritur atë me durim dhe përkushtim.

8. Historia e mëparshme nuk ka kaluar ende – Shumë herë nuk mund të fillojmë një histori të re sepse, në realitet, nuk kemi kaluar akoma ndërprerjen e mëparshme. Këto plagë dalin në pah kur dilni me dikë: vështirë se një njeri do të jetë i gatshëm të fillojë një marrëdhënie në qoftë se është ende në gjendje shumë të keqe. E vetmja gjë që mbetet është që të përballeni dhe të kapërceni dhimbjen tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur, duke u mbyllur përfundimisht me të kaluarën.

9. Frika nga përsëritja e gabimeve të njëjta – Shpesh periudha e vetmisë zgjat sepse dikush ka frikë të bëjë të njëjtat gabime. Por, mos u dekurajoni: nëse një lidhje nuk funksionoi kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë një tjetër. Le të mos kapemi nga frika: kjo do të na pengojë të përballemi me një marrëdhënie të re.

10. Të mos zbulosh nevojat tuaja – Shpesh tentojmë t`i fshehim miqve tanë, veçanërisht atyre që janë të angazhuar ose të martuar, së cilat janë shqetësimet tona apo nevojat tona reale për partnerin. Rezultati është se shpesh ne e gjejmë veten duke kaluar nëpër këshilla të pakërkuara sepse, ata përreth nesh, dëshirojnë të ndihmojnë por nuk e dinë se si. Pra, është më mirë të flasësh qartë me ata që mund të kenë qenë atje para nesh dhe mund të kenë këshilla të drejta ose të japin çelësin për zgjidhjen e një çështjeje të rëndësishme për ne. Pra, mos kini frikë të kërkoni ndihmë.

11. Nuk e keni gjetur ende personin e duhur – Mund të duket gjëja më e parëndësishme, por në realitet është më e vërteta. Sigurisht që është e rëndësishme të reflektojmë në sjelljen tonë për të kuptuar se çfarë mund të përmirësojmë në karakterin tonë ose sjelljet tona. Fakti mbetet që ne shpesh jemi vetëm sepse nuk kemi gjetur ende personin që na plotëson dhe na thotë: “Më pëlqen ashtu siç je”. Ju do të gjeni personin e duhur kur mendja dhe zemra përsëri do të jenë të gatshme të përfshihen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme