Nëse nuk ia del, bëj një pauzë.
Ngrihu nga karrigia, fik kompjuterin. Bëj një shëtitje në park. Dhe nëse shefi proteston, jepi të lexojë këtë listë të arsyeve përse ia vlen të kaloni më shumë kohë në kontakt me natyrën.
PERMIRESON KUJTESEN. Një shëtitje në natyrë forcon aftësinë për të kujtuar, tek të rinjtë dhe tek pacientët e rritur, që janë më në rrezik për mangësi kujtese. Studiues të Universitetit të Michiganit kanë testuar dy grupe studentësh, pas një shëtitje në një park, ose në qytet. Të parët kishin një performancë kujtese 20% më të mirë se sa shokët e tyre. Një tjetër studim i fundit ka nxjerrë në pah avantazhet e shëtitjeve në natyrë, për parandalimin e sëmundjeve si përshembull Alzheimeri.
NDIHMON PER RIGJETJEN E PERQENDRIMIT. Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë të mbërthyer në një debat, dhe pastaj të keni arritur të mendoni me kthjelltësi pas një shëtitje në ajër të pastër? Skenarët natyrorë arrijnë të rrokin imagjinatën tonë. Studime shkencore kanë matur kapacitetin për përqëndrim, të grupeve të njerëzve pas një shëtitje në gjelbërim, apo në qytet: të parët kishin përqëndrim më të lartë. Studime të tjerë tregojnë se mjafton të dëgjosh tingullin e natyrës apo të shohësh një peisazh të mirë natyror, nga dritarja, për të përmirësuar përqëndrimin dhe produktivitetin. Edhe në rastet më të vështira: 20 minuta shëtitje në ajër të pastër përmirësojnë përqëndrimin e fëmijëve me mangësi vëmendje apo hiperaktivitet.
PARANDALON PROBLEMET ME SHIKIMIN. Aktiviteti në ajër të pastër është lidhur, në disa studime, me rënien e riskut të miopisë, si dhe përparimit të saj gjatë adoleshencës. Po ky efekt nuk arrihet me sporte të mbyllur, për shembull: gjë që sugjeron se bëhet fjalë për një dobi e cila shkon përtej atyre që ofron aktiviteti i thjeshtë fizik. Në origjinë të efektit pozitiv mund të jetë cilësia e dritës natyrale në krahasim me atë të një neoni apo një ekrani, apo fakti që të luash në hapësira të mëdha i lejon syrit të shohë objekte të largët (dhe jo vetëm fjalët e një libri apo personazhet e një loje kompjuterike).
REDUKTON INFLAMACIONET. Kalimi i kohës në ajër të pastër ka rëndësi jetike për atë që vuajnë nga forma inflamacionesh kronike, si dhe për ata që duan t’i parandalojnë. Proceset inflamatore janë një reagim fiziologjik e organizmit ndaj dëmtimeve dhe patogjenëve, por nëse shkojnë shumë në ekstrem lidhen me forma sëmundjesh autoimunitare, depresioni dhe plagëve kancerogjene. Studime të ndryshme kanë treguar se të kalosh kohë në ajër të pastër ndihmon për të zbutur këto reagime inflamatore të organizmit.
NDIHMON TE MENDOSH JASHTE SKEMAVE. Dhe stimulon zgjidhjet kreative. Jo vetëm sepse idetë më të mira vijnë atëherë kur e pret më pak. Por edhe sepse vijnë kur largohemi nga teknologjia, për t’u zhytur në një kontekst natyror. Një studim kinez i botuar në vitin 2012 ka demonstruar se si një zhytje prej katër ditësh në natyrë mund të rrisë aftësinë e zgjidhjes së problemeve të studentëve, edhe me 50%.
ZBUT STRESIN. Nuk është mister që për të eleminuar stresin nuk ka asgjë më të mirë se një pauzë në gjelbërim. Dy netë kamping në një pyll reduktojnë ndjeshëm nivelet e kortizolit (hormoni i stresit), krahasuar me të njëjtën periudhë në qytet, sic ka treguar një studim i kinezëve. Një tjetër studim e ka lidhur ekspozimin në një mjedis natyror, me nivele më të ulët kortizoli dhe ritme kardiake më të ulëta.
PERMIRESON SHENDETIN MENDOR. Ankthi dhe depresioni mund të luftohen me efikasitet edhe falë kohës së kaluar në ajër të pastër, mundësisht shoqëruar me një ushtrim të mirë fizik. Mjediset plot gjelbërim, dhe në mënyrë të vecantë ata që përfshijnë praninë e ujit, mund të shërbejnë si mbështetje në trajtimin e shqetësimeve të humorit, sepse ndihmojnë për përmirësimin e vetëvlerësimit dhe simptomave të ankthit. Dhe stina e bukur është momenti ideal për të shijuar këto gjëra.
MBRON NGA KANCERI. Në Japoni, vendi ku njerëzit jetojnë shumë gjatë, ekziston një sektor i tërë kërkimesh që investigon efektet e pranisë së gjelbërimit në parandalimin e disa formave të tumorit. Për shembull, është parë se të ecësh nëpër pyll stimulon prodhimin e proteinave antikancerogjene, që zgjasin edhe shtatë ditë pas shëtitjes. Të tjerë studime kanë treguar se, kush jeton pranë pyllit ka më pak mundësi të sëmuret nga disa forma të kancerit.
FUQIZON SISTEMIN IMUNITAR. Po ai aktivitet qelizor i lidhur me natyrën e që mbron nga kanceri, rezulton shumë i dobishëm edhe kundër një serie sëmundjesh më të lehta, si të ftohtët, gripi dhe infeksione të tjerë të zakonshëm. Një rishikim i disa studimeve të mëparshëm i kryer në vitin 2010 ka zbuluar se ka një lidhje mes frekuentimit të pyjeve dhe fuqizimit të sistemit imunitar.
ZGJAT JETEN. Dobitë e aktivitetit në ajër të pastër janë kaq të shumta saqë, pavarësisht se nuk ka lidhje rastësore të provuara, shumë studime thonë se ka një lidhje mes vetë kohës së kaluar në natyrë dhe jetëgjatësisë. Një studim holandez i kryer me më shumë se 250 mijë persona ka arritur në konkluzionin se përqindja e hapësirave të gjelbëra pranë vendbanimit luan një rol vendimtar në nivelin e shëndetit të banorëve. Edhe më shumë për ata që jetojnë në qytet. Aktiviteti në ajër të pastër nxit lëvizjen dhe aktivitetin fizik; promovon shoqërizimin dhe kontaktin me ajrin e pastër; zbut stresin dhe lodhjen mendore. Praktikisht, zgjidh shkaqet e atyre problemeve të vegjël që akumulojmë përditë. Dhe nuk janë pak./bota.al
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...