Google ADS

103-vjeç dhe mposht koronavirusin

09:46 | 19 Mars 2020
Trina Galanxhi

Një grua 103-vjeç nga Irani ia ka dalur që të shërohet nga koronavirusi, raporton agjencia e lajmeve shtetërore Irna.

Ajo ishte shtruar në spitalin e qytetit Semnan, rreth 180 kilometra në lindje të Teheranit, njoftoi agjensia, pa specifikuar emrin e personit, transmeton portal arbresh.info

Duke iu referuar Semnan Navid Danaji, drejtor i Qendrës Shëndetësore të Universitetit Semnan, agjensia deklaron se gruaja “u lejua të largohej nga spitali pasi u shërua plotësisht”.

LEXO EDHE: Është vetëm një hap që dështon higjenën tuaj orale

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore në Iran, një tjetër pacient në moshë të madhe është shëruar. Irna citon rastin e një burri në Kreman, Irani juglindor, i cili i mbijetoi pneumonisë virale në moshën 91 vjeç, edhe pse ai tashmë kishte probleme me hipertensionin dhe astmën.

Sidoqoftë, agjensia iraniane nuk specifikon trajtimin ndaj të cilit iu nënshtruan këta pacientë.

Irani është një ndër vendet më të prekura me Covid-19 pas Kinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme