Në moshën 101-vjeçare Irene O’Shea ka thyer rekord duke u bërë femra më e vjetër në botë e hedhur me parashutë.
Ndërsa ishte gati për tu hedhur nga avioni ajo nuk e ishte aspak nervoze. As erërat e forta bregdetare, as mosha dhe as lartësia nuk e penguan atë për tu hedhur në një lartësi prej 4.2 km me një shpejtësi 200 km/h.
E lindur më 30 maj 1916, O’Shea tha pas uljes: “Ishte thjesht e frikshme, por unë jam shumë e kënaqur.”
Ajo e kishte shtyrë hedhjen 5 herë që nga muaji korrik për shkak të motit të keq dhe më në fund erërat e forta pranë Langhorne Creek u qetësuan duke bërë të mundur që 101-vjeçarja të hidhej me parashutë.
“Unë nuk kam bërë ndonjë përgatitje sepse kurrë nuk i kam pasur frikë lartësitë .”
Nëse kishte një person që shfaqi nervozizëm, ai ishte Jed Smith, parashutisti i SA, i cili ndihmoi O’Shea të thynte rekordin.
“Ky është një nga hedhjet e pakta ku unë kam qenë më nervoz se studenti im,”- tha ai.
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...