Kur bëhet fjalë për një ndryshim në jetën tuaj, e gjitha qëndron në përpjekjen tuaj, enegjinë që vini në punë për t’ia arritur qëllimit. E kur flasim për arritjen e një ndryshimi të nevojshëm, i referohemi tri ligjeve të Njutonit: Ligji i Inercisë, Ligji i Veprimit dhe Kundërveprimit, Ligji i Forcës.
Këto tri ligje të lëvizjes mundësojnë marrëdhëniet që veprojnë mbi një objekt dhe lëvizjes së objektit. Dhe referuar temës së ndryshimit, bazuar në këto tri ligje, psikologët shpjegojnë se tërheqja nga një diçka që vijon të mbetet e njëjtë brenda jush apo forcat destabilizuese që iu tërheqin mbrapsht, e bën më të vështirë arritjen e këtij ndryshimi.
“I gjithë universi punon për këtë ndryshim. Por nëse ju vijoni të qëndroni në vend, nuk do mund t’ia arrini. Duhet që vrulli të mposhtë rezistencën. Ky vrull do të marrë një drejtim dhe do vazhdojë të ecë në të. Nëse ju përvetësoni një ndryshim, një zakon apo sjellje të re, ajo do të kthehet në zakon.” shpjegojnë psikologët.
Të përvetësuarit e një zakoni të ri është diçka që iu merr kohë, por duhet t’ia dilni. Iu rendisim 10 zakone të nevojshme që do iu bëjnë të ndiheni të shëndetshëm mendërisht dhe të lumtur.
Ndaloni së qëni negativ, bëhuni pozitiv
E shihni gotën gjysmë plot apo gjyshmë bosh? Kjo sigurisht që është zgjedhja juaj, por shikoni pozitiven në çdo situatë. Detyrojeni veten, shihni përfitimin e këtij zakoni. Nëse ju do të përqendroheni tek të menduarit pozitiv, do të jeni më energjikë e do mund të kontrolloni më mirë veprimet tuaja.
Projekti i Lumturisë
Njerëzit “iu lexojnë”! Fytyra juaj tregon shumë për ju, për nivelin e energjisë, raportin me të tjerët. Përshëndetini njerëzit, pyetini si ia kalojnë. Njihni njerëz të rinj, aq më mirë me kombësi të huaj nga e juaja. Pyetni si po ia kalojnë, si po ndikon ky udhëtim tek ata. Njerëzit do të nisin të reagojnë pozitivisht ndaj jush dhe ka më tepër gjasa që t’iu ndihmojnë nëse do të keni nevojë. Kjo për shkak se kur ju dëgjoni me vëmendje historitë e tyre, ata ndihen të sigurtë.
Kujdesuni për trupin tuaj
Kujdesuni për fizikun tuaj, kryeni stërvitje të rregullt. Një zakon i tillë iu mundëson jetëgjatësi dhe shëndet më të mirë. Bëjeni rutinë dhe do të ndiheni gjallë në plot kuptimin e fjalës.
Flini mirë
Kur flini jo mjaftueshëm, ndikoni në përkeqësimin e shëndetit. Mësoni t’i kushtoni orët e nevojshëm një gjumi të mirë. Emocionet e tepërta dhe ngarkesa në punë, do ua shkatërrojnë jetën. Duhet të qetësoheni dhe të kontrolloni të përditshmen tuaj.
Mbani ditar
Të reflektoni mbi atë që keni përjetuar, iu ndihmon të kuptoni më mirë situatat. Nëse e ktheni këtë në zakon tuajin, ju do mund t’u ktheheni asaj që keni menduar apo ndier dhe në vazhdim do të reflektoni. Bëjeni 5 minuta në ditë minimalisht dhe përfitimet do të jenë të dukshme. Do i shihni ato në vendimet e ardhshme tuajat.
Lexoni për të edukuar veten
Librat na japin informacion, mësojmë gjëra të paditura më parë. Librat mund t’iu ndryshojnë!
Gëzojuni punës tuaj
Duajeni punën tuaj, atë që bëni. Thuajeni me zë të lartë se jeni një punonjës i mirë. Përfitimi do të jetë i dukshëm. Duke qenë i lumtur, do jeni edhe më produktiv e më i suksesshëm.
Ruajini paratë
Edukojeni veten sa i përket menaxhimit të të ardhurave tuaja. Mësoni se si duhet t’i shpenzoni ato. Mos mblidhni borxhe, por mësohuni si të bëheni i pasur. Nëse e shndërroni në zakon, do keni më pak borxhe dhe më shumë të ardhura të ruajtura.
Zhvilloni hobin tuaj
Jepini kohën e nevojshme asaj që iu pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë. Qoftë kjo muzika, fotografia, të shkruarit, gatimi, kopshtaria, vallëzimi, etj. Ndjekja e hobit do iu bëjë të njihni më mirë qëllimet tuaja dhe se ku duhet të fokusoheni.
Anëtarësohuni në një organizatë bamirësie
Jepuni në shoqëri, ndihmoni ata që nuk kanë apo që nuk munden. Ka mjaft vlerë nëse ju punoni për të zbehur mjerimin e tjetrit. Duke dhënë, do të kultivoni mirënjohje. Ky zakon do të ndihmojë që të jeni më të dhembshur, të përulur dhe të gëzuar./ Living
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok