Shëndeti dhe bukuria fitohen gjithashtu edhe me ushqim të shëndetshëm…
Disa ushqime, në sajë të vlerave të tyre ushqyese, mund të bëhen aleatët më të mirë të një forme të mirë dhe një pamje të freskët dhe të ndritshme. Ushqimet e pasura me këto virtyte të dobishme janë kaq të shumta: ne zgjodhëm dhjetë prej tyre, që kurrë nuk duhet të mungojnë në tryezën tonë.
Uji
Është kaq i thjeshtë sa nuk merr gjithmonë vëmendjen e konsiderueshme. Në fakt është një element i pazëvendësueshem që duhet zgjedhur me kujdes dhe ta konsumosh me bollëk; sipas këshillave të mjekëve, dy litrat klasike të ujit janë gjithmonë një parametër i vlefshëm referimi. Përveç se hidraton indet dhe mban eleastike lëkurën, uji është aleati i parë për të eleminuar lëngjet që mbeten nga një qelizë tek tjetra, si dhe për të luftuar celulitin.
Peshku i kaltër
Sardelet, peshku i kaltër, karkalecat, janë konsideruar si peshq të varfër, por janë të pasur me virtyte të dobishme, dhe duhen konsumuar dy ose tre herë në javë. Peshku i kaltër është një koncentrat proteinash dhe yndyrash “të mira”, me Omega 3 dhe Omega 6, kështu që është i nevojshëm për të luftuar plakjen e indeve dhe shëndetin e muskujve.
Veza
E verdha e vezës, është një koncentrat i vërtetë i Vitaminës B6, por ka një marrëdhënie të mirë edhe me vitaminat A dhe D, përveç proteinave të yndyrnave. Të shtosh një vezë në sallatë, ose ta përgatisësh një omëletë kontribuon për bukurinë e duarve, sepse substanca që gjendet tek veza ndihmon në riforcimin e thonjve.
Orizi integral
Karbohidratet janë një burim i madh energjie që fiziku ynë ka nevojë për aktivitetet e tij të përditshme. Kanë shumë kalori, kështu që nuk duhet të tejkaloni konsumin e tyre, por nuk është e drejtë t’i eliminoni krejtësisht. Orizi integruar mund të jetë një zgjidhje e mirë: është energji efikase, me një furnizim të mirë proteinash. Është shumë i pasur me fibra dhe ka një indeks glicemie më të ulët se orizi i bardhë.
Avokado
Falë përbërjes së saj me acide yndyrore të pangopura dhe vitaminës E, avokado është një mik i madh i elasticitetit të lëkurës dhe të një pamjeje të re dhe të shëndetshme. Ideali është të konsumohet një herë ose dy herë në javë, por pa e tejkaluar sepse është mjaft kalorik. Mund të shtohet në sallatë, ose të konsumohet vetëm, si pjatë e dytë.
Arrat
Ato janë një minierë e vërtetë me acide yndyrore, që përmirësojnë elasticitetin e indeve dhe dhurojnë një lëkurë të butë dhe të ndritshme. Arrat janë të pasura me vitaminë E, antioksidantë dhe omega 3; por kujdes konsumoni sasi të vogla, sepse 100 gram arra përmban mbi 500 kalori.
Majftojnë katër arra në ditë, mund t’i hani vetë ose t’i shtoni në sallatë ose kos.
Sheqernat
E rëndësishme është të konsumohen në sasi të vogla: pasi tepricat shndërrohen në yndyrna për trupin tonë. Nëse duam të ëmbëlsojmë një pije, mund të provojmë të shtojmë sheqer diabetik natyror dhe me më pak kalori.
Boronicë
Ashtu si manaferrat, rrushi i zi dhe frutat e tjera me ngjyrë lejla të errët, përmbajnë antioksidantë të dobishëm për trupin. Boronicat ndihmojnë në tonizimin e enëve të gjakut, sjellin oksigjen në inde dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Domatja
Edhe pse janë një perime verore, gjenden gjatë gjithë vitit dhe mund të shërbehen në formën e koncentratit dhe salcave, duke ruajtur vlerat. Janë shumë të pasura me likopen, një antioksidant që mbron qelizat nga veprimi i radikaleve të lira dhe nga plakja. Domatet gjithashtu nuk kanë shumë kalori, kështu që një sallatë e mirë me domate është një aleat i mirë për ata që duan të humbasin peshë.
Çaji jeshil
Është një pije e shijshme dhe me vlera. Ka veti antioksiduese dhe pastruese dhe gjithashtu është e lidhur me bukurinë e flokëve, sepse forcon dhe pengon rënien e tyre. Për të parë rezultatet duhet të pini të paktën dy gota në ditë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...