Do të doja të isha një individ më i mirë dhe të ju thoja që nuk jam aspak xheloze. Që për mua njerëzit që nuk janë xheloz kanë privilegje. Janë qënie superiore, si ata që hanë dhe nuk shëndoshen ose si ata që nuk kanë qime.
Ajo që mund të them, është që jam shëruar paksa nga xhelozia. Kam punuar, jam rritur dhe jam më e vetëdijshme dhe kam më shumë besim në vete. Nuk jam një nga ato që shohin telefonin, që vjedhin passwordin, që hyjnë në profilin tënd, apo që të ndjekin me makinë. Nuk bëj pyetsorë si prokurore dhe nuk di më jetën dhe vdekjen e çdo gruaje që bisedon me partnerin tim. Nuk mërzitem nëse nuk më përgjigjet në telefon duke imagjinuar skena me një vajzë më të re, me lekurë dhe trup më të bukur, ose të njërës më buzët dhe cicat e bëra.
Këto gjëra nuk më ndodhin më. Ose më mirë, nëse ndodhin unë i menaxhoj për mrekulli. E bëj duke kaluar dhjetë urdhëresat e antixhelozisë:
Zakonisht pas urdhëresave, mikro krizat zhduken. Pastaj, nëse duhet të jemi detajist, ka lloje të ndryshme xhelozish. Nga ana tjetër xhelozia nuk është vetëm mungesë vetëbesimi, sepse ndonjëherë dhe me besim në vetë gjërat bëhen lëmsh. Okej je bukuroshe, por bota është plot me bukuroshe, dhe me bukurosha, shumë më të mirë se sa ti dhe partneri yt, plot me njerëz që nuk janë natyralisht monogamë. Pra, si i bëhet që partneri mos përplaset te këmbët e tjetrës ? E si mund të ja bëjmë kur sheh njërën që i pëlqen dhe e tërheq me shumë se ti ? Ose njërën që të jetë thjeshtë një risi e bukur apo një dëshirë për pak ajër të freksët ?
Një lesh të madh, mund të bësh, ja u them unë. Nuk mund të bësh asgjë, përpos shpresës që ai do të dojë më të gjitha pjesët e tij të rëndësishme anatomike ( tru dhe penis) dhe që do bëjë maksimumin për të mos të lënduar shumë. Kështu që ekziston gjithmonë një mundësi e egër për të tradhtuar dhe një irracionalitet i papërcaktuar në xhelozi. Mund të ngushëllohemi duke menduar që dhe ai përballet me rrezikun e njëjtë dhe që në fund të ditës është bast për të dyja palët.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët