Dimri ka mbaruar me kohë, por ato punët e pranverës po i shtyjmë ca si shumë. Shtëpisë i duhet një pastrim i mirë dhe përveç kësaj, ka shumë rroba, veshje e sende nëpër shtëpi. Rrëmuja bëhet stresuese, aq sa duket sikur të merr të gjithë vullnetin dhe nuk di nga t’ia fillosh. Është koha për sistemimin dhe pastrimin e shtëpisë, heqjen e stresit dhe shijimin e pranverës!
Nga pastrimi me metoda natyrale deri tek sistemimi i letrave, ne ju gjendemi pranë me këshilla të provuara ku rezultati nuk mungon asnjëherë.
Larja e jorganëve dhe jastëkëve të mbushur me fibra sintetike (vatinë) mund të bëhet fare mirë në lavatriçe, mjafton që ajo të ketë madhësinë e duhur. Por duhet të keni parasysh që të hidhni 1/3 e sasisë së detergjentit që hidhni zakonisht (kështu evitoni shpërthime të pakontrolluara të shkumës). Gjithsesi, përpara së t’i fusni në lavatriçe, sigurohuni që jorganët dhe jastëkët të mos kenë vrima ose të çara nga ku mund të dalë mbushja jashtë. Për t’i tharë, nderini normalisht, por shkundini dhe ndryshoni krahun e nderjes çdo 2 orë, në mënyrë që të evitoni krijimin e gungave. Evitoni pastrimin kimik, sepse produktet kimike të përdorura mund të dëmtojnë mbushjen e tyre.
Mobiljet e lëkurës duhet të pastrohen rregullisht, por në mënyrën e duhur, në mënyrë që të mos dëmtohen dhe të shkëlqejnë sa më gjatë. Së pari, përdorni një cohë të butë ose mikro-fibër për të marrë pluhurat në sipërfaqe. Më pas, me një cohë të lagur në ujë me pak shampo trupi me përmbajtje kremi, si Dove, dhe të shtrydhur mirë, pastroni gjithë sipërfaqen pa e shpëlarë.
Shenjat e kondesimit të ujit në dru mund të hiqen duke i fërkuar me një cohë të lagur me përzierje të barabartë uthulle dhe vaji vegjetal.
Makina për larjen e enëve duhet pastruar herë pas here. Hidhni dy gota uthull në bazën e makinës dhe vëreni në punë në procesin e shkurtër, pas 20 minutash, ndërpriteni procesin dhe lëreni në qetësi për 2 -3 orë, në mënyrë që uthulla të veprojë. Pas kësaj, përfundoni procesin normalisht. Gjithsesi, kini parasysh që para se të fusni enët, t’i pastroni nga mbeturinat me ndihmën e një furçe.
Për pastrimin e hekurit me avull. Për depozitën e ujit, përgatitet një përzierje me ½ ujë dhe ½ uthull dhe mbushet hekuri si zakonisht. Vihet në punë dhe lihet për 5 – 10 minuta, pastaj lihet për 5 minuta të nxjerrë avull mbi një cohë të vjetër. Zbrazet depozita dhe mbushet me ujë të pastër, lihet sërish të nxjerrë avull mbi një cohë të vjetër. Për pastrimin e sipërfaqes se hekurit, bëhet një pastë me sodë buke dhe pak uthull, fërkohet me një cohë të butë, pastaj shpëlahet. Zbrazet depozita dhe hekuri është gati.
Furra me mikrovalë pastrohet lehtë, duke futur brenda një tas me ½ sasi uthull dhe ½ sasi ujë. Vihet me të gjithë fuqinë për 3-4 minuta. Fshihet gjithandej me një cohë të thatë e të butë.
Kthejuani shkëlqimin enëve të bakrit, duke i fërkuar me një gjysmë limoni të zhytur në kripë të hollë. Më pas, i shpëlani dhe i thani me një cohë të butë.
Objektet e argjendta pastrohen fare lehtë duke i fërkuar me një pastë të krijuar me 1 masë ujë e 3 masa sodë buke. Shpëlahen dhe thahen me një cohë të butë.
Era e rëndë nga tapeti mund të hiqet duke shpërndarë sodë buke mbi të dhe mundësisht të lihet kështu gjithë natën. Në mëngjes, hiqet pjesa më e madhe e sodës më furçë, ndërsa pjesa tjetër thithet me fshesë me korrent.
Që lavapjatat e inoksit të shkëlqejnë, spërkasim lavapjatën e thatë me miell, e fërkojmë lehtë me një cohë të butë dhe e lemë në qetësi për pak minuta. Shpëlajmë miellin dhe shkëlqimi është kthyer përsëri.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës