Shumë prej damave të modës propozojnë stilet, modelet dhe ngjyrat që duhet t’i kesh patjetër këtë stinë
Për t’i bërë gjërat më të thjeshta, ja ku janë 10 trendet që nuk duhet të të mungojnë në gardërobë.
Të kanë mbetur vetëm… koha për t’i veshur.
Lëkura
Në cilën vjeshtë nuk ka qenë trend? Ok, në ҫdo sezon vjeshte dhe dimri, por këtë vit vjen me përmasa të mëdha, numra të mëdhenj dhe ngjyra. Lëkura të gjata, nën gju, por edhe modele djemsh do të jenë tendenca e këtij sezoni.
Nuancat rozë
Po, ajo që duhet të mendosh këtë vjeshtë është rozë (pink), me ҫdo nuancë të saj të ëmbël, deri në pastel. Fustanet, pardesytë, fundet apo edhe kombinime të tjera duhet të flasin gjithmonë me ngjyrën rozë.
Gjithmonë një shall i hollë
Nuk duhet të mungojë. Me gjithçka që do zgjedhësh të veshësh. Shalli i hollë do të jetë një tjetër trend i kësaj vjeshte – aksesori i shtuar i stilit unik.
Metalike
Metaliket kanë filluar të trokasin qysh në sezonin e kësaj pranvere, por vjeshta do të jetë shpërthimi i këtyre ngjyrave likuide. Metaliket si, e artë, argjend, e verdhë apo edhe kaltër, do të vijnë në ҫdo veshje këtë stinë.
Katrorët
Katrorët vijnë këtë sezon gjithandej: në këmisha, në fustane, në pantallona…Kudo. Të thjeshta, të pastra, por edhe kombinime ngjyrash që të japin një pamje unike.
Njëra anë duhet zbuluar
Për disa sezone tashmë, njëri sup, njëri krah, njëra shpatull duhet zbuluar. Edhe për vjeshtën do të jetë po kështu. Prerjet asimetrike do të jenë tendenca e kësaj vjeshte, e cila ka gjithmonë vend për ҫdo lloj stili.
Prekje kadife
Kur bëhet fjalë për vjeshtën, kadifja është copa më e preferuar. Jo sepse është e ngrohtë, por ky është momenti i saj. Të gjithë stilistët vijojnë të këmbëngulin edhe këtë vjeshtë te kadifja.
’Jumpstart’
Të gjithë dizajnerët e modës kanë filluar ta bëjnë të pranishëm këtë trend. Fustani mbi një bluzë, një golf apo çfarëdo të jetë është versioni më modern që të kujton shkollën këtë sezon.
Thurjet
Të gjitha fabrikat e leshit kanë punuar këtë sezon për të sjellë tekstura dhe dimensione nga më modernet për fustanet apo bluzat e vjeshtës dhe të dimrit. Modele të ndërfutura, tip thurje, janë një prej tendencave që do të jenë më IN këtë sezon të ri.
Elegante
Të qenit elegante, nuk të bën kurrë jashtë mode. Me copat e mëndafshta, luksin e ke gjithmonë të garantuar. Sipër një pallto të rëndë dhe gjithçka perfekte. /Telegrafi/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...