Shpeshherë thëniet inspiruese na ndihmojnë ta rikujtojmë forcën që e kemi harruar dhe na motivojnë ta vazhdojmë rrugën drejt realizimit të qëllimeve që i kemi.
Më poshtë ju sjellim disa thënie nga njerëz të mëdhenj që jua rikujtojnë këtë forcë, por edhe rëndësinë e guximit, vendosmërisë dhe pozitivitetit:
1: “Shumica e dështimeve në jetë janë njerëzit që nuk e kishin kuptuar sa afër suksesit kanë qenë kur kanë hequr dorë” — Thomas Edison
2: “Suksesi është të marrësh atë çfarë dëshiron. Lumturia është ta dëshirosh atë çfarë e merr” — Ingrid Bergman
3: “A dëshiron që vërtet ta shikosh jetën pas dhe ta shohësh sa e mrekullueshme ka mundur të jetë po të mos kishe pasur frikë ta jetoje?” — Caroline Myss
4: “Ndaloni së ndjekuri paranë dhe filloni ta ndiqni pasionin” — Tony Hsieh
5: “Nuk ka të bëjë se a nokautoheni. Ka të bëjë me atë se a ngriheni prapë”— Vince Lombardi
6: “Çdo gjë që e keni dashur gjithmonë është në anën tjetër të frikës” — George Addair
7: “Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika se dështoni” — Paulo Coelho
8: “Për çdo minutë që jeni të zemëruar, ju i humbni 60 sekonda lumturi” — Ralph Waldo
9: “Mundimi në të cilin po kaloni sot është duke jua zhvilluar forcën që ju nevojitet për nesër” — Robert Tew
10: “Pesimisti sheh vështirësi në çdo mundësi. Optimisti sheh mundësi në çdo vështirësi” — Winston Churchill.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...