Google ADS

10 sjellje për të cilat njerëzit të duan

12:31 | 16 Janar 2018
L G

Pamja tërheq ndoshta e para, por shumë larg asaj si vendimtare. Ajo që përvetëson në fakt është sjellja jonë. Ja disa truqe që të gjithë që do ti njohësh do ti tërheqësh dhe përvetësosh.

 Pamja sigurisht që luan rol të madh në atë se sa do ta tërheqësh dikë dhe kjo vërtetë nuk është as çudi a as kundërthënëse. Mirëpo, ajo që edhe e mbanë personin është sjellja. Ka truqe të vogla përmes të cilëve mund të përvetësosh madje cilindo, kurse të gjitha truqet janë edhe të dëshmuara. I mëson një herë, mund ti përdorësh gjatë tërë jetës.
  1. Dëgjo të tjerët

Aftësia jote për të dëgjuar të tjerët është një nga gjërat e cila më së shpejti i tërheq njerëzit. Me atë që e dëgjon dikë me kujdes i tregon se është i rëndësishëm dhe se vërtetë të intereson ajo që ai flet. Kështu krijon edhe besim edhe lidhshmëri më të thellë me atë person. Në sytë e të tjerëve madje mund të bëhemi fizikisht edhe më atraktiv nëse tregohemi si dëgjues i mirë! Dëgjimi aktiv do të ishte dëgjimi i fokusuar dhe i vëmendshëm i cili pastaj të shtynë në kyçje më të thellë në temë.

  1. Vëzhgo sjelljen verbale dhe joverbale të të tjerëve

Kështu mundeni më lehtë ta kuptoni thelbin e bisedës dhe të jepni përgjigjen e duhur, gjë që personin tjetër e bën me dije se po e dëgjoni në mënyrë aktive.

  1. Bëhu e mirë dhe e dashur

Është dëshmuar se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë më shumë të janë në shoqëri me njerëzit që janë të dashur, qëllimmirë, të kujdesshëm dhe sinqerisht të brengosur për të mirën e të tjerëve, gjë që nuk na befason. Sjellje e tillë është e nevojshme edhe për krijimin, por edhe mbijetesën e një lidhje të gjatë sepse ajo ngritë edhe nivelin e atraktivitetit të personit.

  1. Qeshu

Një nga armët më të forta që kemi, aq e thjeshtë dhe e lehtë është buzëqeshja! Qeshja liron endorfinat dhe serotoninën që të ngritë disponimin, por mund edhe të përmirësojë disponimin te njerëzit rreth ty. Njerëzit më me dëshirë shoqërohen me persona të qeshur se sa me ata serioz dhe të zymtë dhe kjo është një nga vetitë fizike më atraktive. Qeshja edhe relakson, na çliron nga stresi dhe afron me të tjerët!

  1. Bëhu e besueshme

Çështje ekskluzivisht e rëndësishme është se edhe të tjerët mund të mbështeten te ti. Njerëzit aq shpejtë do të krijojnë lidhje të afërt me ty dhe do të hapen shpejtë (edhe atë jo vetëm kur i nevojitesh për diçka!) sepse nuk frikohen se do ti lëndosh apo dëshpërosh. Njerëzit e besueshëm janë shumë të dëshiruar dhe të vlefshëm, kurse rrallë kush është i tillë, ashtuqë kjo është veti që vërtetë vlenë për ta pasur.

  1. Mbajë erë vanilie

Një nga elementet më të popullarizuara të parfumeve është edhe aroma e cila është dëshmuar se i përgjigjet gati të gjithëve sepse nxitë kujtimet e lumtura të fëmijërisë. Nëse mbanë erë vanilie, njerëzit pranë teje do të ndjehen të lumtur dhe rehatshëm, kurse me rëndësi është të ceket se aroma e vanilies zvogëlon stresin dhe ankthin.

  1. Veshu kuq

Përveç që është seksi dhe vetëbesuese, është dëshmuar se gratë më tërheqëse janë ato me veshje të kuqe. E kuqja simbolizon forcën, si dhe forcën seksuale, pjekurinë, madje edhe plleshmërinë.

  1. Bëhu vetëbesuese

Vetëbesimi, besimi në vetëveten dhe qëndrimi i fortë e bëjnë personin shumë tërheqës. Madje edhe ata që mendojnë se kanë aromë të mirë, kanë flokë të mira apo thjeshtë e shohin veten në shkëlqim të mirë, do të janë menjëherë më tërheqës për tjerët.

  1. Mos u vono

Saktësia është shumë tërheqëse edhe pse në fillim duket banale. Ardhja në kohë tregon se ke rregullat tuaja që i ndjekë, por edhe që i rrespekton të tjerët dhe je e besueshme.

  1. Nëse je pronare e ndonjë kafshe shtëpiake të preferuar, kjo është një plus

Pronarët e kafshëve shtëpiake të preferuara janë më evident, duken vetëbesues dhe të hapur dhe më lehtë afrohen sepse megjithatë biseda rreth kafshëve shtëpiake është mënyrë e shkëlqyer për thyerjen e akullit. Individë të tillë bëhen material i shkëlqyeshëm për një marrëdhënie të gjatë dhe posedimi i një kafshe ndikon mirë në psikikën tuaj dhe nivelin e relaksimit./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme