Google ADS

10 shtetet e rrezikshme për turistet femra

00:28 | 12 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Vjedhjet, ngacmimet seksuale, veshjet janë disa arsye që i bëjnë këto vende të rrezikshme për turistet femra.

Egjipti. Nëse shihni dikë në sy në Egjipt do merret si flirtim, kështu që më mirë mbani syze dielli të errëta për te mos rrezikuar. Në metro zgjidhni gjithmonë vagonët e rezervuar vetëm për femra.

Maroku. Nëse shkoni e vizitoni këtë shtet vetëm apo me shoqe, mirë është të keni kujdes çantën dhe shmangni mbajtjen me vete të parave të shumta apo të bizhuterive me vlerë sepse mund t’ua vjedhin.

Xhamajka. Krimi dhe përdhunimet janë një problem i madh tejet shqetësues. Homofobia është e ekzagjeruar kështu që nëse jeni lesbike mos guxoni t’ia tregoni kujt sepse do keni pasoja të rënda.

India. Ngacmimet seksuale dhe agresioni është mjaft i përhapur ne disa zona. Ne Indi gjithashtu duhet të vishni veshje të gjëra, duhet të silleni me mirësjellje me banorët dhe duhet të shmangni ecjen vetëm.

Peruja. Peruja mund të jetë e rrezikshme për turistet femra. Kur të hipni në taksi fshiheni mire portofolin dhe mbajeni fort çantën.

Bahamas. Vjedhjet me armë dhe agresionet seksuale janë kthyer në problem. Për të qenë të sigurta mos u largoni nga grupi juaj turistik.

Kolumbia. Nëse keni ndërmend të shkoni vetëm apo me shoqe në këtë shtet rezervoni taksitë paraprakisht, jo në rrugë dhe nëse doni te shëtisni natën zgjidhni autobusët pasi janë më të sigurtë.

Ekuadori. Për më shume siguri zgjidhni kompani turistike serioze dhe mos merrni asnjëherë me vete sende të çmuara.

Turqia. Në këtë shtet duhet të bëni kujdes me portofolin, taksitë merrini në vende me shumë njerëz dhe nëse doni të shkoni në hamame sigurohuni që të jetë i hapur vetëm për femrat.

Guatemala. Mos lëvizni asnjëherë vetëm nëpër rrugë dhe besojuani pushimet agjencive serioze të udhëtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme