Një qëllim në jetë për shumë prej nesh është të jenë në një marrëdhënie të lumtur, por shumica prej nesh bie dakord se arritja e kësaj është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Media na ushqen vazhdimisht me idenë se romanca dhe seksi janë përbërësit kyçë të një marrëdhënieje, të paktën fillimisht. Kështu, ne na shtyjnë të besojmë se të qenët tërheqës dhe i tërhequr, i dëshiruar dhe i ndjekur janë një pjesë e rëndësishme e lojës së dashurisë.
Kjo ka disi kuptim: njerëzit janë në thelb krijesa instiktive dhe pavarësisht se praktikat tona të çiftëzimit nuk janë po aq instiktive sa ato të krijesave të tjera, ka ende shumë tipare natyrale kur përzgjedhim një person si partnerin ose partneren tonë. Po, ne mund të jemi shumë logjikë dhe praktikë në zgjedhjet tona, por ka diçka në përbërjen tonë që na nxit të mendojmë për llojet e gjeneve që do të donim t’ia kalonim gjeneratës tjetër.
Thënë kjo, le të kthehemi në atë që e mban vërtet një marrëdhënie me kalimin e kohës, veçanërisht pasi ka kaluar furça e parë e tërheqjes. Romanca dhe seksi janë jetësore për çdo marrëdhënie intime. Por nuk ka arsye për t’u bërë përtacë dhe për të mos prezantuar plotësisht doza të ndryshme romance në jetën e përditshme.
Ne të gjithë duhet të dimë se ka ulje dhe ngritje në çdo marrëdhënie – që madje bëhen edhe më komplekse nga ulje-ngritjet e personalitetit tonë. Por të qenët i/e palumtur në një lidhje, edhe nëse e doni tjetrin atëherë ky është një problem i madh. Për ta shmangur këtë duhet të gjeni rrugë për të komunikuar që ekuilibri të mos shkatërrohet në kuptim afatgjatë.
Le të shkojmë në zemër të problemit. Nga ta dini nëse jeni apo jo në një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme apo si ta kuptoni që marrëdhënia juaj është e mirë për ju? Konsideroni këto dhjetë faktorë që do t’ju vijnë në ndihmë për të vendosur.
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...