10 shenjat që tregojnë se ju jeni prioriteti i tij

08:14 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Jeni në lidhje por nuk mendoni se ju jeni e rëndësishme për partnerin tuaj.

Atëherë këto janë 10 shenjat që tregojnë se ju jeni prioriteti i tij :

1. Ai është gjithmonë në kohë.
Në qoftëse ju keni lënë takim për tu takuar në orën 7, ai do të jetë pikërisht në orën 7 siç ju ka premtuar duke mos ju lënë të prisni asnjëherë.

2. Ai interesohet për gjërat që ty të interesojnë

Nëse diçka është e rëndësishme për ty atëherë është edhe për atë. Ai do të dojë të dëgjojë gjithçka rreth gjërave që ty të interesojnë.

3. Ai planifikon takime.

Ai nuk pret që ju të merreni me gjithçka në marrëdhënien tuaj. Duke ardhur me ide të reja se ku mund të dilni ai është dhe romanik gjithashtu.

4. Ai ju ndihmon të rregulloni gjërat.

Në qoftëse ju keni një problem ai bën të pamundurën për të gjetur një zgjedhje pasi i intereson shumë buzëqeshja jote.

5. Ai të merr me vete ngado që shkon.

Piknik , dasma, fejesa, festa familjare …Ai të fton ty për ta shoqëruar ngado që shkon.

6.Ai të njeh me të tjerët.

Duke të prezantuar me të gjithë shokët, familjarët kolegët e punës ai i tregon botës se ju jeni sëbashku.

7. Ai bën plane për të ardhmen

Të ardhmen të cilën e sheh përkrah jush. Jo vetëm atë të afërt si për shembull çfarë do bëni për fundjavë por edhe të ardhmen e largët.

8. Ai mban mend çdo detaj të vogël

Duke filluar që nga lulet e tua të preferuara, emrat e kushërinjve deri tek masa e gishtit tënd, ai i ka te gjitha të memorizuara.

9. Ai është i besueshëm.

Ai nuk flirton asnjëherë me asnjë vajzë tjetër pasi ju jeni e vetmja për të. Ish-at e tij janë pjesë e se shkuarës.

10. Ai t’i kthen mesazhet shpejt,

Kur ju chat-oni ai nuk luan me asnjë loje dhe ju kthen përgjigje aq shpejt sa mundet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme