Sa herë dëgjoni fjalën kancer, nuk mund të mohoni që ju përshkon një ndjenjë frike dhe ankthi. Është shumë normale të përjetoni një gjë të tillë pasi kanceri është sëmundja që merr më shumë jetë njerëzish. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gjithmonë alarmante dhe tregojnë një rritje të rasteve të prekura me kancer.
Mënyra më e mirë për të mposhtur këtë sëmundje është të dish ta parandalosh. Në qoftë se vini re ndryshime të pazakonta në organizmin tuaj, duhet të mos i neglizhoni, por të lajmëroni menjëherë mjekun tuaj. Bëhet fjalë për disa simptoma të thjeshta që vazhdojnë të përsëriten me një ritëm të shpejtë dhe thuajse të paarsyeshëm.
Edhe pse shoqëria shqiptare nuk është e kultivuar me praktikën kontrollit të përvitshëm mjekësor, duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj. Identifikimi sa më i hershëm i sëmundjes mund të ndryshojë plotësisht rutinën tuaj shëndetësore.
• Kollitje e vazhdueshme
• Humbje gjaku pas ciklit menstrual
• Temperaturë e lartë
• Rënie e menjëhershme dhe drastike në peshë
• Dhimbje të përsëritura muskulore
• Shfaqje e të nxirave që nuk shërohen
• Fryrje të barkut
• Ndryshime në organin riprodhues (Kjo vlen për të dyja gjinitë)
• Dhimbje e vazhdueshme e syve
• Hemorragji e vazhdueshme
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...