Aroma e trupit është një temë e ndjeshme, pasi të gjithë do të dëshironim ta kishim ideale. Përmes disa trukeve të vogla, ju mund të jeni personi që të gjithë adhurojnë për përçimin e një arome fantastike.
A nuk keni hasur ndonjëherë me një person që mbante aromë shumë të mirë gjatë gjithë kohës dhe keni pyetur veten se cili është sekreti i këtij personi?
Kush nuk do të donte të mbante aromë sikur sapo është larë me petale lulesh?
Sigurisht që dushi është diçka afërmendsh, por ka edhe disa hile të tjera për njerëzit që mbajnë aromë shumë të mirë. Ja se cilat janë disa sekrete.
Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, pasi jua mban lëkurën të njomë. Lëkura e thatë nuk e thith parfumin sa duhet dhe nuk e mban atë për shumë kohë. Aromat janë më të mira kur lëkura është e njomë dhe qëndrojnë shumë më gjatë.
Mos e ekzagjeroni me një aromë që do t’ju irritojë dhe nuk do t’ju lërë të bëni gjumin që dëshironi, por pasja e një arome gjatë kohës që jeni të mbështjellë, ju ndihmon shumë të fitoni një ndjesi freskie dhe arome të mirë.
Sigurisht, rrobat tuaja lahen me detergjente të zakonshme. Por gjithsesi kushtojini rëndësi pasi ka disa detergjente që jo vetëm ju ofrojnë rroba më të buta, por mbajnë aromë shumë të mirë. Mjafton të investoni te një që do t’jua mbushë të gjithë gardërobën me ndjesi freskie.
Është e rëndësishme të jini mjaft të vëmendshëm me ushqimin nëse doni të mbani vazhdimisht erë të mirë. Disa ushqime si për shembull ato me erëza, qepët dhe hudhrat kanë shije të mirë, por nuk i bëjnë aromës së trupit asnjë nder. Ajo që hani mund të çlirohet nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve pas vaktit.
Gjithashtu, ushqimi mban në dorë fatin e parfumit në trupin tuaj. Mbajeni trupin të freskët duke ngrënë fruta, perime dhe proteina. Alkooli gjithashtu ka efekt të kundërt për aromën e trupit, ndaj përpiquni ta ndryshoni atë me një lëng frutash.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë