Mos kujtoni se është aq e thjeshtë të pushoni veten nga puna. Keni gjetur një punë më të mirë, nuk doni të punoni më, arsyeja mund të jetë e ndryshme, por gjithsesi duhet stil.
Ja 10 rregullat që duhet t’i mbani parasysh:Rregulli
1 – Mos flisni për punën e re që keni gjetur, përpara se të lidhni kontratën. Punëdhënësi juaj aktual mund të nevrikoset dhe ju pushon më përpara. Mund të mbeteni me gisht në gojë.
Rregulli 2 – Mos shpikni një ofertë pune me pagë më të lartë dhe kushte më të favorshme, si mjet presioni për të rritur pagën tek puna ekzistuese. Punëdhënësit kanë nuhatje të jashtëzakonshme për të dalluar gënjeshtrën. Keni dy mundësi. Ose ju uron rrugë të mbarë dhe kështu mbeteni thatë. Ose do ta kuptojë me kalimin e kohës, pasi rrjeti i sipërmarrësve e njeh njeri-tjetrin, dhe kështu i keni prerë biletën e ikjes vetes.
Rregulli 3 – Nëse keni vendosur të ikni, mos ja thoni kolegëve përpara se t’ia thoni shefit tuaj. Ai mund ta konsiderojë shenjë mospërfillje dhe do mundohet t’iu nxijë jetën duke mos ju dhënë shpërblimin, letrën për sjellje të mirë ose t’iu nxjerrë pengesa në dorëzimin e detyrës.
Rregulli 4 – Pasi keni dhënë dorëheqjen, mos flisni keq për shefin tuaj. Bota e punëdhënësve është më e vogël sesa e mendoni dhe një armik i fuqishëm nuk është kurrë i mirë.
Rregulli 5 – Nëse keni gjetur një punë tjetër dhe ju duhen bashkëpunëtorë, mos kërkoni të merrni kolegët me vete. Nuk i dihet kurrë sesi do të shkojë e ardhmja. Mund të ndodhë që dështoni, por të paktën dëmtoni vetëm veten tuaj por jo edhe të tjerët që ju besuan.
Rregulli 6 – Mos i shkelni kurrë rregullat e punës. Jeni i detyruar të respektoni rregulloren deri ditën e fundit të punës. Madje mos përplasni as derën. Mund t’iu vijë fatura e xhamit të thyer.
Rregulli 7 – Përshtypja e parë është po aq e rëndësishme sa ajo e fundit. Prandaj paralajmëroni me kohë shefat tuaj. Kështu përshembull, nëse ndodheni në mes të një pune ose projekti që kërkon tre javë kohë të realizohet, mos paralajmëroni kurrë tre javë përpara. Lere pastaj të ikni përpara se të ketë përfunduar.
Rregulli 8 – Përpiquni ti rekomandoni shefit një pasardhës të vlefshëm. Vështirë se do ta marrë parasysh, por ju tregoni sensin e bashkëpunimit. Gjithsesi nëse pasardhësi juaj iu bën pyetje, përgjigjuni në mënyrë sa më komplete që ti kurseni vetes telefonata të gjata pasi keni ikur.
Rregulli 9 – Mos harroni asnjëherë të dhëna personale në kompiuterin e punës për dy arsye: sepse shefit nuk i pëlqen që koha e punës nuk është shpenzuar për atë që iu ka paguar dhe sepse nuk do lejojë kurrë që ta merrni.
Rregulli 10 – Kur të ndaheni me personelin, thoni fjalët më të mira dhe mos kritikoni asnjërin prej tyre. Mund të ndodhë që një ditë ndonjëri prej tyre të vijë shef në punën e re që do të kesh.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...