Takimet e para të bëjnë disi nervoz! Kuptohet qartë: ju kurrë nuk e dini nëse ju të dy do të godisni në shenjë apo jo.
Po sikur kimia të mos jetë? Si ta bësh bisedën të rrjedhë thjesht e pastër? Pikërisht për këto pikëpyetje ju duhet që të përgatisni veten për temat e mundshme të diskutimit në një takim të parë.
Mos harroni, ka disa prej tyre që duhet t’i shmangni me doemos. “Për ty një temë e caktuar është e preferuar, por për personin tjetër përballë jush jo, kështu që ju injoroni takimin në këtë rast”, thotë terapisti Kurt Smith për HuffPost. Bëni pyetje që lënë një derë të hapur diskutimi për ta ndarë me veten dhe tjetrin.
Por cilat janë pyetjet që duhet të shmangni? Terapistët kanë ndarë 10 më ekskluzivet prej tyre.
Të tilla pyetje që bëjnë ekzaminime në thellësi, rreth marrëdhënieve të kaluara, e që bëhen pikërisht që në takimin e parë nuk janë të këshillueshme, thotë psikologia Samantha Rodman. Mos harroni, ky është thjesht një takim, jo një marrje në pyetje.
Kjo pyetje mund të duket e padëmshme në fytyrën e saj, por nuk ka gjasa që të pranohet në mënyrë pozitive, edhe nëse jeni duke u përpjekur të kënaqeni me personin përballë jush. “Nuk ka asgjë të keqe me të qenit i vetëm dhe nuk është qëllimi i të gjithëve në jetë që të jenë në një marrëdhënie”, tha Delucca.
Është në rregull të kesh kuriozitet për përkatësinë etnike dhe trashëgiminë e tjetrit. Megjithatë, kjo gjuhë nënkupton sikur personi me të cilin keni dalë në takimin e parë nuk është njësoj si ju dhe ky si moment mund të mos mirëpritet siç duhet.
Numri i partnerëve seksualë që keni pasur, është sinqerisht punë personale, dhe e askujt tjetër. Nëse ai/ajo ka pasur shumë partnerë, ose vetëm pak, kjo pyetje ka të ngjarë që t’i bëjë njerëzit të ndihen të pakëndshëm. “Është konsideruar një pyetje e papërshtatshme dhe shumë ndërhyrëse”, thotë terapisti i familjes Danny Gibson. “Mos kërkoni të dini me sa persona ka bërë seks individi që keni në tavolinë, apo të njihni fantazitë seksuale. Kjo nuk është metoda më e mirë, nëse qëllimi juaj është që të keni një marrëdhënie afatgjatë. Ndërkohë që kimia seksuale është diçka që të gjithë po vlerësojnë në një takim të parë, duke menduar se kjo mund të të bëjë më tërheqës”.
Në një takim të parë, karrierat tuaja përkatëse janë ushqim normal për biseda. Por, tendenca për të zbuluar pagën e tjetrit, ka të ngjarë të perceptohet si ndërhyrëse. Është më mirë të tregosh interes për punën që bën se sa për paratë e tij/saj. Sepse kjo lë të kuptohet se ju doni paratë e tij, dhe ajo atë si individ.
Nëse takimi po shkon mirë, është e natyrshme të shpresosh që të dy do të vazhdoni të shihni njëri-tjetrin. Por, pyetja për të ardhmen e marrëdhënies gjatë takimit të parë është e parakohshme.”Mbani mend se ky është takimi juaj i parë dhe çdo përpjekje për ta bërë atë të duket një marrëdhënie afatgjatë të bën të dukesh nevojtar për një lidhje”, tha Gibson.
Fiksojeni në kokë: askush në një takim të parë nuk do të flasë për momentin më të turpshëm në jetë. Edhe pse biseda mes jush po shkon shumë mirë, zakonisht për gjërat e turpshme askush nuk preferon të flasë, e për më tepër që në takimin e parë.
Nëse ai i do fëmijët, atëherë është e rëndësishme gjetja e një partneri me qëllime të ngjashme familjare, kjo kuptohet. Sigurisht që ju nuk doni të humbni kohë me dikë që nuk dëshiron të krijojë familje. Por, kujdes! Jo që në takimin e parë këtë pyetje. Sepse e çoni bisedën në nivele të papritura.
Mendoni se jam e bukur, seksi, e adhurueshme? Sigurisht, ju shpresoni që të lini pikërisht këtë përshtypje që në takimin e parë, që ai të tregojë interes për ju, por duke e kërkuar këtë opinion kaq hapur, ju befas keni dhënë sinjale për mungesë vlerësimi ndaj vetes.
Çfarë tregon kjo hapur? Që ju keni rrëmuar në profilin e tij dhe keni parë se ai ka një super shok, të bukur dhe seksi?! Mos bëni krahasime apo mos tregoni interes për të tilla gjëra, sepse është shenjë pa maturie.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...