1. Ngjitëset Rael thithin gjithë përmbajtjen e puçrrave brenda natës dhe nuk ju lejojnë të ngacmoni fytyrën. Janë më të buta në lëkurë se kremi për akne dhe japin efektin e dëshiruar për një kohë shumë të shkurtër.
2. Xhel adapalene, ndryshe i njohur si Differin Gel, është një nga trajtimet më të forta për akne që mund ta blini vetë pa pasur nevojën e një recete. Formula retinoide shërben si rregullator i rigjenerimit të qelizave. Pra, krijon një shtresë të re lëkure për të trajtuar inflamimin thellë në akne.
3. Një serum retinoli, ndryshe i njohur si vitaminë A, që balancon ngjyrën e lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe zbeh shenjat e hiperpigmentimit.
4. Një pako me ngjitëse për pastrimin e poreve nga Biore që fare mirë mund të jenë magnet për papastërtitë, vajin dhe pikat e zeza në hundë e ballë.
5. Maska më e famshme në Amazon, Aztec Healing Clay, nuk është thjesht një maskë, është vakuum për aknet. S’ka rëndësi sa e thellë është puçrra, kjo maskë e nxjerr të gjithën në sipërfaqje. Bën mrekullira për aknet cistike.
6. Larës xhel La Roche-Posay me acid salicilik që pakëson yndyrën e tepërt dhe eksfolion lëkurën për të parandaluar enjtjet në zonat problematike. Larësi ëshë mjaftueshëm i butë për t’u përdorur në mëngjes dhe në darkë.
7. Vaji i frutit të trëndafilit nga Radha lufton skuqjen, shenjat, puçrrat dhe gjithçka tjetër. Mjaftojnë vetëm pak pika për të parë rezultatet. Për më tepër, e lë lëkurën të shkëlqyeshme shkruan Revista Anabel
8. Sapunët e zinj nga Afrika kanë në përbërjen e tyre gjalp shea, vitaminë E dhe vaj kokosi. Këta përbërës largojnë edhe puçrrat më kokforta.
9. Trajtimi për aknet nga TreeActiv thahet i tejdukshëm në lëkurë dhe mund ta vini nën grim që t’i lini kohë formulës me mente dhe vaj të pemës së çajit të bëjë punën e saj.
10. Locioni tharës nga Ebanel bën atë që premton. E aplikon mbi puçërr, e lë të thahet brenda natës dhe në mëngjes, lëkura është sërish e lëmuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...