Google ADS

10 problemet që një gotë lëng domatesh i zgjidh më së miri

13:07 | 2 Nëntor 2019
Arbresh.info

Domatet janë një ndër perimet më popullore në planet. Prandaj nuk është e vështirë t’i siguroni vetës një gotë lëng domatesh, sidomos pasi të mësoni se çfarë mund të bëjë ai për mirëqenien dhe shëndetin tuaj

Ndihmon shëndetin e zorrës së trashë

Likopeni, një substancë që lufton kancerin e gjendur tek domatet, sipas autoriteteve, ndihmon në zvogëlimin e riskut të kancerit të zorrës së trashë.

I bën mirë prostatës

Likopeni parandalon kancerin e prostatës. Kështu që meshkujt mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë duke pirë lëng domatesh rregullisht, pasi është një burim i mrekullueshëm likopeni.

Likopeni gjithashtu parandalon kancerin e pankreasit

Sipas një studimi, meshkujt që konsumojnë sasi të mëdha likopeni, shfaqin një risk 30% më të ulët për t’u prekur nga kanceri i pankreasit. Ekspertët thonë se domatet janë shumë të pasura me beta karoten, shumë efektiv kundra kancerit të pankreasit.

Lëngu i domateve promovon tretjen

Falë sasive të larta të fibrave të gjendura tek lëngu i domateve, duke pirë rregullisht këtë pije, do të keni një sistem tretës më të shëndetshëm duke parandaluar kapsllëkun. Lëngu i domateve gjithashtu ka veti antiseptike natyrale. Për këtë arsye, lëngu i domateve ndihmon për të luftuar diarrenë dhe infeksione të tjera të aparatit tretës.

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Nëse vuani nga kolesteroli i lartë, është një ide e mirë të përfshini lëngun e domateve në dietën tuaj. Fibrat e gjendura në këtë pije funksionojnë si një ‘fshesë’ që pastron kolesterolin. Lëngu i domateve është gjithashtu i pasur me niacin, një mineral që ul natyrshëm kolesterolin.

Zvogëlon rrezikun e mpiksjes së gjakut

Mpiksja e gjakut është diçka pozitive në rastet e plagosjeve të vogla sepse parandalon gjakrrjedhjen. Por është ndryshe kur ajo ndodh në brendësi të trupit tonë sepse mund të pengojë qarkullimin e gjakut në organe vitale si mushkëritë, truri dhe zemra. Pirja e lëngut të domateve rregullisht, është shumë pozitive për diabetikët të cilët janë shumë të riskuar nga mpiksja e gjakut.

Lëngu i domateve ndihmon në reduktimin e riskut të sëmundjeve të zemrës

Fibrat e gjendura me bollëk tek lëngu i domateve ndihmojnë në reduktimin e shanseve për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Përveç fibrave të cilat ulin kolesterolin në këtë lëng gjenden edhe përbërës të tjerë të mirë për zemrën si kaliumi, niacin, folatet dhe vitamina B6.

Lëngu i domateve është i mirë për kockat

Kalciumi nuk është i vetmi nutrient i nevojshëm për kocka të shëndetshme dhe të forta. Ju nevojitet gjithashtu vitaminë K, e domosdoshme për përthithjen e kalciumit nga kockat. Gjejeni çfarë? Domatja është shumë e pasur me vitaminë K.

I bën shumë mirë lëkurës

Për shkak se antioksidantët e gjetur tek lëngu i domates luftojnë radikalet e lira, kjo pije e bën lëkurën të duket fantastike. Ai ndihmon në zbehjen e shenjave të moshës. Lëngu i domateve është perfekt për njerëzit me akne sipas studimeve, për shkak të vetive anti-inflamatore.

Lufton inflamacionin

Inflamacioni është një gjendje e lidhur me disa lloje sëmundjesh. Disa prej tyre përfshijnë diabetin, osteoporozën, artritin, obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Pirja e lëngut të domateve ndihmon për të mbajtur inflamacionin nën kontroll sipas disa investigimeve mjekësore.

Kështu, sipas Living, do ta përgatisni vetë lëngun e freskët të domateve në shtëpi:

Përbërësit:

⦁ 1 kg domate (të pjekura, të prera)
⦁ 1 ¼ kërcelli selinoje me gjithë gjethet (i prerë)
⦁ 1/3 kupe qepë të grira
⦁ 2 lugë gjelle sheqer
⦁ 1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

– Në një tenxhere çeliku, kombinoni gjithë përbërësit.
– Vendosini në zjarr dhe prisni të ziejnë për rreth 25 minuta. Mos e mbuloni enën.
– Kullojeni lëngun me një sitë.
– Lëreni të ftohet. Futeni në një enë që mbyllet hermetikisht dhe ruajeni në frigorifer.

Kujdes: Likopeni është një substancë që bëhet aktive përmes nxehjes. Pra që të përfitoni sa më shumë prej vlerave të lëngut të domateve, duhet t’i gatuani ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme