Kush nuk ka probleme me stomakun herë pas here? Ka dhjetëra arsye pse mund të keni dhimbje të stomakut, si: gastriti, refluksi acid, intolerancën e laktozës, stresi, etj.
Shumica prej tyre nuk janë serioze dhe kalojnë shpejt. Nuk ka arsye të drejtoheni te mjeku juaj dhe të merrni një recetë sa herë që keni shqetësime të vogla në stomak.
Kemi mbledhur për ju disa receta natyrale për një stomak pa dhimbje që mund t’ju ndihmojnë sa hap e mbyll sytë:
Konsumimi i piperit të specit të kuq mund t’ju ndihmojë me problemet tuaja të stomakut në disa mënyra. Është një anestezik natyror dhe mund të zvogëlojë dhimbjen dhe sikletin tuaj.
Gjithashtu, mund të zvogëlojë aciditetin, të luftojë kundër ulçerës peptike dhe të vrasë disa lloje bakteresh. Përveç kësaj, ndihmon në tretjen e ushqimit në mënyrë më efikase.
Jini të ndërgjegjshëm që ju duhet ta kombinoni atë me ushqime të tjera kur ta konsumoni.
Shumë pozicione të yoga-s mund t’ju ndihmojnë fizikisht në tretje dhe të rrisin relaksimin e muskujve të zorrëve dhe lëvizjen e ushqimit nëpër zorrët tuaj. Gjithashtu zvogëlon stresin që shpesh mund të shkaktojë probleme të stomakut, si Sindroma e Zorrëve të Irrituara.
Për shembull “Apanasana” ose pozicioni i gjunjëve të cekura në gjoks mund të ndihmojë në lehtësimin e frymëmarrjes dhe dhimbjes nga gazrat. Dhe pozicioni i rrotullimit të shtyllës kurrizore do të qetësojë dhe tonifikojë barkun tuaj.
Xhinxheri ka një ndikim të mahnitshëm në shëndetin tonë të stomakut. Redukton inflamacionin ashtu si aspirina, ibuprofeni ose anti-inflamatorë të tjerë.
Promovon qarkullimin e gjakut që ndihmon në tretje më të mirë. Ai ndihmon që ushqimi të rrjedhë pa probleme nëpër traktin digjestiv, i cili na lejon të absorbojmë më shumë lëndë ushqyese.
Parandalon gazrat dhe relakson muskujt e brendshëm të zorrëve, gjë që na jep lehtësim nga dhimbja e stomakut.
Edhe pse kjo tingëllon pak e pabesueshme, të ngrënit e një luge gjelle me mustardë bashkë me ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë një shtesë vërtetë e mirë për dietën tuaj.
Ajo ka disa efekte të forta anti-inflamatore dhe anti-acide të cilat mund të zvogëlojnë apo edhe të shërojnë dhimbjet tuaja të stomakut.
Menteja është vija e parë e mbrojtjes ndaj një stomaku që ankohet. Mentoli është një antispazmatik shumë i fortë që ndihmon për të qetësuar barkun.
Ai mund të zbusë pothuajse çdo ankesë që sistemi digjestiv mund të na japë: urthi, dispepsi, spazmat, të përzierat, gazrat dhe madje edhe Sindromën e zorrëve të irrituara (IBS).
Së bashku me pataten, tërshërën dhe ushqime të tjera me niseshte, orizi ndihmon të “mbulojë” stomakun, të lehtësojë tretjen dhe ka një efekt qetësues. Ushqime të tilla nuk qëndrojnë gjatë në stomak dhe nuk stimulojnë acidin refluks.
Një kompresë e ngrohtë e aplikuar në zonën tuaj të stomakut që dhemb mund të lehtësojë muskujt dhe të qetësojë dhimbjet, tensionet dhe spazmat.
Ju mund të përdorni një shishe të mbushur me ujë të nxehtë, një batanije të nxehtë elektrike ose edhe një çorap të mbushur me oriz nxehur në mikrovalë. Vendoseni atë mbi stomakun tuaj për disa minuta për të ndihmuar në qetësimin e dhimbjeve.
Bikarbonati i natriumit në ujë sode funksionon në 2 mënyra për dispepsinë.
Ndihmon në neutralizimin e acidit të stomakut i cili është një mënyrë për të trajtuar urthin. Dhe së dyti, gazi i dioksidit të karbonit nxit grogësimat, gjë që mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit dhe dhimbjes në stomak.
Ky mjet shërimi mund të mundë shumë nga shkaqet që çojnë në dhimbje të stomakut si: gazrat, fryrjen, diarrenë, kapsllëkun, Sindromën e zorrëve të irrituara, madje edhe dhimbjet menstruale.
Vaji i mentes, xhenxhefilit, borzilokut, kopër, kokosit, arganit dhe vajra të tjerë mund të lehtësojnë dhimbjen e stomakut dhe të përmirësojnë tretjen. Vetëm aplikoni disa pika në barkun tuaj (ose në kërthizë) dhe masazhojeni butësisht.
Vajrat esenciale mund të përmirësojnë edhe humorin tuaj.
Ngrënia e tostit të djegur mund t’ju ndihmojë të kontrolloni të përzierat dhe lehtësimin e dhimbjeve të stomakut. Karboni në shkrumbin e tij absorbon toksinat dhe vepron si një filtër duke parandaluar disa mikroorganizma të kalojnë nëpër zorrë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...