Me gjithë besimin popullor, nuk ju nevojitet dije nga udhëzuesi si p.sh.”Si të bëheni divë e filmave pornografikë në shtrat”. Në të vërtetë, gjërat janë shumë më të zakonshme dhe më reale, sepse është e nevojshme që tashmë cilësitë ekzistuese t’i orientoni drejt.
Bëhuni të hapura
Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për fantazitë seksuale të partnerit tuaj apo për fantazitë tuaja, bëhuni të hapura për propozime të ndryshme. Në çdo moment dëgjoni dëshirat tuaja dhe zbatoni në vepër.
Jashtë shabllonit
Kjo nuk do të thotë që të jeni kreativ dhe të ikni nga suazat dhe pozat standarde seksuale. Gjithashtu, kur e ndieni afshin e papërmbajtshëm, lirisht shfaqeni në ndonjë vend të papritur. Seksi nuk është e thënë të jetë shabllon “natë dhe krevat”.
Mos e analizoni tepër seksin
Vazhdimisht e mendoni për seksin në punë, derisa ushtroni dhe vraponi. Kjo gjë është në rregull dhe e dëshirueshme. Mirëpo, mos i kaloni kufijtë që të filloni t’i analizoni së tepërmi detajet. Patjetër duhet të lini një dozë spontaniteti në mënyrë që i tërë përjetimi të jetë sa më intensiv.
Lejoni që nevojat e partnerit të jenë herë pas here para tuajave
Kjo është e rëndësishme në mënyrë që me partnerin të lidheni sa më shumë. Kur ai të vërejë që po jepni çdo gjë nga vetja që edhe ai të ndihet mirë dhe po kujdeseni për dëshirat e tij, ai më vonë edhe më shumë do të angazhohet që t’ju kënaqë në krevat.
E vështirë është të jetë i mirë në krevat, nëse bëni vetëm një gjë
Seksi nuk bën të kalojë në rutinë, sepse rutina shkatërron kënaqësinë. Natyrisht, nuk është e thënë as të bëheni të pafrenueshme dhe divë porno, por vetëm mbani qëndrim – Përse jo, mund të jetë argëtuese!
Kënaquni me veten
Thënë ndryshe, masturboni. Sepse, vetëm dikush që është i lidhur me trupin e vet dhe i kupton nevojat dhe afshin e vet, do të dijë t’i shfaqë edhe ndaj partnerit dhe kjo është recetë për “zjarr” të vërtetë.
Mos u bëni tepër kritik ndaj trupit tuaj
E po mirë, keni disa rrudha, celulit dhe nuk keni bark të definuar në mënyrë të përsosur. Punë e madhe? Mbase kjo do t’ju befasojë, mirëpo meshkujt as që i kushtojnë kujdes çdo “gunge” në trupin tuaj. Përse ju t’i shikoni, pra?
Bëhuni të zhurmshme gjatë seksit
Meshkujt adhurojnë këtë, ndërsa edhe ju do të ndiheni si aktore kryesore në ndonjë film aksioni. Nëse heshtni dhe nuk bëni gjë, partneri do të mendojë që nuk jeni e kënaqur me të, për ç’shkak do të pushojë së angazhuari. Inspirojeni me ndonjë fjali provokuese dhe zgjojani epshin!
Aktivizohuni fizikisht
Kur rregullisht gjeni kohë për shpirtin dhe trupin, do të ndiheni më mirë, ndërsa femra me vetëbesim është më erotike.
Në fund, bëhuni më relaksuese dhe më spirituoze
Seksi nuk mund të jetë i përsosur deri në detaje, pa marrë parasysh se sa jeni të vetëdijshme për të. Në jetën reale do të ndodhë diçka e papritur dhe argëtuese, andaj jini të gatshëm që të bëni shaka në llogari tuajën. Nuk është asgjë më seksipile se sa doza e vërtetë e shakasë.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...