Google ADS

10 këshilla për të bërë këmbët tuaja të duken të përsosura

13:42 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

1. Shpëtoni nga infeksioni kërpudhor i gishtërinjve të këmbëve njëherë e mirë!

Përbërësit antibakterialë të uthullës së mollës e bëjnë atë një ilaç të përsosur për infeksionin kërpudhor. Ka një sërë metodash për përdorimin e saj.

Për shembull, ju mund të përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit dhe të përgatitni një recetë antikërpudhore. Mbajini këmbët tuaja në këtë përzierje deri në 30 minuta (në varësi të asaj se si lëkura juaj i përgjigjet trajtimit) dhe thajini me një peshqir.
Aplikoni disa pika vaj esencial livandoje mbi thonjtë e infektuar çdo natë dhe lërini ashtu gjatë gjithë natën. Ju mund të vendosni në çorape për të parandaluar që vaji esencial të fshihet nga thonjtë.

Vazhdojeni trajtimin për disa javë derisa infeksioni të zhduket.

2. Përgatisni një skrub për këmbët

Skrubet e këmbëve, të bëra me kripë deti ose sheqer do të eksfoliojnë lëkurën dhe do ta bëjnë të duket më e shëndetshme dhe rrezatuese. Provoni recetën për pastrim këmbësh me vaj ulliri dhe kokosi dhe vajra të tjerë esenciale.

Nëse masazhoni këmbët gjatë aplikimit të skrubit, ai do të qetësojë këmbët tuaja dhe do t’ju çlirojë nga çdo lodhje që mund të ndjeni pas një dite të gjatë pune.

3. Provoni një maskë ushqyese

Çfarë mund të jetë më mirë se një maskë qetësuese, relaksuese dhe ushqyese pas një dite të gjatë pune? Provoni këtë maskë të bërë me pure kungulli, kanellë dhe kos.

Kungulli do të ushqejë dhe shkëlqejë lëkurën tuaj, kanella do të zbutë lëkurën tuaj dhe kosi do të vrasë çdo bakter.

4. Shëroni këmbët e plasaritura
Lëkura rreth këmbëve është zakonisht më e trashë dhe e thatë se pjesa tjetër e lëkurës sonë dhe ne duhet t’i zhytim këmbët në mënyrë të rregullt në ujë të ngrohtë me sapun për të larguar të plasariturat.

Aplikoni një fashë të lëngshme që gjendet nëpër farmaci për të shëruar plasaritjet dhe për të parandaluar plasaritjet e mëtejshme dhe infeksionet.

Përbërësit antimikrobialë dhe antibakterialë e bëjnë mjaltin një ilaç të mirë për këmbët e plasaritura. Përdoreni mjaltin si skrub ose përdoreni atë si një maskë për këmbët.

Çarjet e thembrave shpesh nuk janë serioze dhe mund të trajtohen në shtëpi. Megjithatë, ka raste kur këto çarje mund të shkaktohen nga problemet mjekësore. Nëse vuani nga çarje të rënda në thembra, duhet të vizitoni tek një mjek.

5. Masazhoni këmbët

Një masazh i mirë këmbësh do t’ju ndihmojë të largoni dhimbjen dhe lodhjen dhe t’i bëni këmbët të duken të mrekullueshme.

Nëse ju ndjeni dhimbje në këmbët tuaja, uluni në karrige, merrni një top golfi ose top tenisi dhe fërkojeni nga thembra drejt shputës duke e mbajtur më gjatë fërkimin në zonat e dhimbshme.

6. Hidratojini
Vaj i kokosit është një hidratues i përsosur natyral për këmbët e thata. Përdorni vaj kokosit për të hidratuar lëkurën, shtoni sheqer ose kripë për të përgatitur një skrub këmbësh ose shtoni disa pika vaji esencial për të trajtuar infeksionet kërpudhore.

Sigurohuni që mos aplikoni hidratues në mes të gishtave të këmbëve, pasi lagështia e tepërt këtu mund të shfaqë infeksione kërpudhore dhe infeksione të tjera.

7. Mbajini këmbët të thata
Mbajtja e këmbëve të thata do t’ju ndihmojë për të parandaluar kërpudhat dhe erërat e këqija. Sigurohuni që t’i thani këmbët me një peshqir pas larjes ose duke përdorur hidratues dhe shmangni veshjen e të njëjtës palë këpucësh për një kohë të gjatë.

Nëse këmbët tuaja djersisin, provoni spërkatjen e këpucëve me pak pudër bebesh.

8. Trajtoni dhe parandaloni enjtjen

Enjtja e këmbëve është një problem me të cilin shumë prej nesh përballen pas udhëtimeve të gjata ose duke qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë. Për të zvogëluar ënjtjen mbështetini këmbët ose shtrijuni në shpinë me këmbët e ngritura lart të mbështetura në mur.

Nëse shpesh vuani nga enjtja e këmbëve dhe nyjes së këmbëve, provoni të mbani çorape ngjeshëse. Këto çorape do të lehtësojnë dhimbjen dhe do të parandalojnë grumbullimin e lëngjeve në këmbët tuaja.

9. Parandaloni rritjen e thonjve nën mish

Rritja e thonjve nën mish mund të shkaktohet nga traumat, këpucët e pareahtshme, prerja e thonjve jo në mënyrën e duhur dhe probleme të tjera.

Për të parandaluar këtë problem, sigurohuni që mos t’i shkurtoni thonjtë tuaj mirë ose të paktën deri në qoshe. Dhe, zgjidhni këpucë dhe çorape që përshtaten në mënyrë të përkryer me këmbën tuaj, pasi duhet të jeni në gjendje të lëvizni lirshëm këmbët tuaja.

10. Qetësoni dhimbjen

Këpucët e larta, këpucët e parehatshme ose qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, mund t’i bëjnë këmbët tuaja të vuajnë.

Ka një numër mënyrash për të zbutur këmbët tuaja në shtëpi, duke përfshirë zhytjen në një përbërje me ujë të ngrohtë me kripë Epsom.
Një mënyrë tjetër për të zvogëluar stresin që këmbët tuaja përjetojnë gjatë ditës është që t’u bëni dushe kontrasti.

Mbajini këmbët nën ujë të rrjedhshëm të ftohët dhe ndërrojeni një minutë për nga uji i nxehtë dhe një minutë nga uji i ftohtë, duke përsëritur ciklin për disa herë dhe duke e përfunduar me ujë të ftohtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme