E hëna do vijë gjithmonë, doni ju apo jo, e mund të jetë stresuese dhe e lodhshme për shumë.
Gjithsesi ka disa gjëra që mund të bëni që dita e parë e javës të mos jetë ajo tipikja.
Nëse pregatiteni për javën që të dielën ka shumë shance që ta pëlqeni ritualin e të ngriturit për punë apo shkollë.
E dimë që duket e pamundur por gjithsesi hidhini një sy listës së mëposhtme dhe provojini ti bëni, ndoshta kalimi nga fundjava e lirë në të hënën plot punë nuk do jetë dhe aq traumatik.
1.Organizoni listen tuaj të “Gjërave për të bërë”
Mënyra më e mirë për tu bërë gati për javën që keni përpara është të organizoni listen e gjerave që planifikoni të bëni. Do t’ju ndihmojë të jeni më të pregatitur dhe më produktivë, sidomos nëse i ndani aktivitetet në 3 grupe: aktivitete fizike, punë që mund ti kryej menjëherë pa sforco, gjëra që kërkojnë kohë dhe mundim. Nëse i organizoni në këtë mënyrë ndoshta do e keni më të qartë që java që vjen mund të mos jetë aq e lodhshme sa mendoni.
2. Vini në punë lavatriçen!
Gjëja e fundit që doni të shihni në shtepinë tuaj pas një të mërkure të lodhëshme është një mal me rroba të palara. Nëse vini në punë lavatricen dhe lani rrobat e papastra që ditën e dielë, do ndiheni shumë mirë kur nuk do vuani nga mungesa e corapeve apo të brëndshmeve të pastra gjatë javës.
3.Furnizohu me ushqime
E dini si është kur ktheheni nga puna dhe shihni që frigoriferi është bosh, sepse nuk ke pasur kohë të dalësh për pazare? Furnizimi me ushqime që në fundjavë, do ju ndihmojë që të hani më shëndetshëm sepse do keni fruta dhe perime në shtëpi por do ju kursejë dhe lodhjen e vajtje- ardhjeve nga dyqani, nuk ka njeri energji të tepërta për atë.
4.Pastroni çantën
Asnjëherë s’e kuptojmë si ndodh por nëse në fund të javës filloni kontrolloni cfarë keni brenda në cantë, do gjeni aty monedha, fatura, varëse celësash që nuk janë tuajat dhe shumë gjëra të tjera të panevojshme. Merrni disa minuta ditën e dielë dhe pastrojeni cantën nga gjithcka që nuk ju duhet, do të ndiheni më të lehtë dhe të organizuar teksa shkoni në punë apo shkollë.
5.Planifiko veshjet për javën
Do jeni gjithë nerva të hënën që pa gdhirë, dhe të martën apo të mërkurën, sepse nuk do dini cfarë të vishni dhe nuk do keni aspak kohë për të humbur duke menduar kombinimin e duhur. Kështu e mira është që duke pasur parasysh aktivitetet që mund të kesh planifikuar për cdo ditë që do vijë, mendojeni që të dielën cfarë do vishni. Fundja, veshjet më të mira i zgjidhni kur nuk jeni të stresuar për emailet që presin përgjigje apo për faktin që do gjeni parkim kur të mbërrini në destinacion.
6.Bëj disa plane me shokët
Dërgo disa mesazhe apo merr në telefon disa persona nga shoqëria jote edhe në qoftë se plani i vetëm që le me ta është kafe të enjten në darkë. Do të të japë dicka për të menduar e që mezi do ta presësh. Kjo do të bëjë që java të kalojë më shpejt dhe gjithsesi nuk është e thënë ta mbyllni cdo ditë me orarin zyrtar 9 me 5.
7.Jepi një pamje të pastër shtëpisë tënde
Bëhu gati për javën me një apartament të pastër e që shkëlqen, ose të paktën që nuk është gjithë pluhura apo enë të palara. Hidh mbeturinat, vër në punë lavastoviljen, rregullo dhomën tënde. Jepi një pamje të pastër vendit që do të shohësh kur të ngrihesh të hënën në mëngjes, do ndihesh mirë me veten tënde.
8.Pastro paisjet elektronike
Pas një jave e sidomos fundjave duke ngrënë para lap topit, tastiera juaj do ketë më shumë mbetje ushqimi se tavolina e ngrënies. E njejta gjë vlen për telefonin, I cili është përdorur dhe kur duart tuaja ngjisnin nga një ushqim që sa e kishit mbaruar. Prandaj duhet ti pastroni, madje ti bëni si të reja, që mos stresoheni kur ti përdorni javën e ardhshme dhe të mos punojnë nga pakujdesia në të ngrënë.
9.Përgatisni një mëngjes të mirë për të hënën
Këtë nuk duhet ta bëni cdo ditë, mjafton që të hënën pasi të zgjoheni të keni gati një vakt të shijshëm. Do jetë sikur të merrni veten me të mira, mjafton të lini gati përbërësit për të bërë petulla apo ndonjë kek të vogël, nëse nuk I gatuani dot të dielën në darkë. Edhe nëse nuk ja dilni dot ti hani në mënjges, merrini me vete në punë, do ju kursejë kohë dhe do ju jape energji për gjithë ditën.
10.Mos harroni të relaksoheni!
Ndoshta lista përmban shumë gjëra që kanë lidhje me pastrimin, gatimin, pazaret etj. Bëni kë të jetë e mundur nga to nëse ju duken shumë të gjitha por cka është më e rëndësishmja, mos e kaloni të dielën duke u qarë e duke menduar sa do lodheni ditën tjetër. Gjeni pak kohë e relaksohuni, mendoni se do ja dilni me sukses.
Mjafton të bëni dy apo tre veprime nga të lartëpërmendurat dhe sigurtë që do e keni përpara një javë më të lehtë për ta përballuar dhe sigurisht më të organizuar.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...