Reflektimet dhe mendimet që duam të ndajmë me ju nuk kanë të bëjnë me përgjigjen e pyetjes “çfarë është dashuria”? Por ato ofrojnë një pikënisje të thjeshtë, diçka që do të ketë ndodhur me shumë prej jush. Intimitet e vogla dhe të mëdha që njerëzit e dashuruar i përjetojnë natyrshëm. Sepse thelbi i kësaj ndjenje shpesh shprehet me qëndrime, gjeste, të cilat jo gjithmonë duhet të përfaqësojnë diçka të madhe.
Njerëzit e dashuruar e demonstrojnë forcën e bashkimit të tyre përmes sjelljeve të thjeshta, që janë të afta t’i lidhin ato së bashku.
Këtu janë 10 gjërat që bëjnë njerëzit e dashuruar
Para se të ndani këto 10 gurë të vegjël, përpiquni të mendoni për një moment me veten tuaj. Të kuptoni nëse dhurata më e bukur që shkëmbeni me partnerin tuaj, është emocioni për ta gjetur veten së bashku.
Ata flasin edhe për gjërat më sipërfaqësore
Njerëzit e dashuruar nuk kanë pengesa, ata flasin me njëri-tjetrin për gjithçka, madje edhe për ato gjëra në dukje sipërfaqësore.
Ata puthen në mëngjes kur zgjohen
Një detaj që tregon se mendimi i parë është për personin që doni.
Në rast urgjence ata ndajnë të njëjtën furçë dhëmbësh
Njerëzit e dashuruar nuk merren me rregullat e diktuara nga logjika dhe perfeksionizmi.
Ata mund të ecin së bashku edhe pa folur
Thjesht duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit, ose të përqafuar.
Ata presin flokët e njëri-tjetrit
Detaje të bukura që nuk janë një zakon, por një lojë e gjallë që mund ta bëjnë vetëm njerëzit shumë të bashkuar.
Kur partneri është i sëmurë, as tjetri nuk ndihet mirë
Psikologët dhe mjekët kanë folur gjithashtu për këtë. Njerëzit e dashuruar kanë gjithashtu aftësinë të ndajnë sikletin e partnerit të tyre.
Ata lahen së bashku
Ndoshta me një muzikë të butë në sfond dhe duke shijuar momente intimiteti unik.
Frika e tyre thuhet pa turp
Njerëzit e dashuruar nuk kanë nevojë të jenë të pathyeshëm ose të përsosur. Ata janë njerëz që, si të gjithë, kanë frikë dhe ankthe. Dhe kush, më mirë se partneri, mund të jetë personi i duhur për të folur për të.
Ndërsa njëri prej të dyve është në gjumë tjetri e vështron atë në heshtje
Sipas mendimit të çifteve, ky qëndrim i referohet fëmijërisë. Duke rifilluar idenë e të ndjerit të qetë, pasi dini që partneri po ju shikon dhe mund të ndërhyjë nëse diçka shqetëson gjumin.
Ata gatuajnë së bashku
Njerëzit e dashuruar duan të ndajnë momente relaksi së bashku, mbase në ditët me shi të vjeshtës, duke eksperimentuar me disa receta të reja!
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...