Të përgatisësh një fëmijë për botën e vërtetë, do të thotë të heqësh dorë nga disa praktika dhe mënyra të edukuara që janë sa popullore aq edhe të pashëndetshme.
Disa modele prindërimi rrisin fëmijë të suksesshëm e disa të tjera rrisin fëmijë të prirur drejt problemeve në të ardhmen. Prindi nuk e di asnjëherë ç’punë ka bërë me fëmijën derisa ky i fundit arrin moshën madhore. Të rrisësh fëmijë të zotë, nuk do të thotë që prindi të jetë i suksesshëm, por i vendosur dhe mendërisht i fortë. Prindërit e zgjuar nuk bëjnë 13 gabimet e mëposhtme
1. Ata nuk e pranojnë “mendësinë e viktimës”
Refuzimi, dështimi dhe padrejtësia janë pjesë e jetës. Në vend që të lejoni fëmijët të viktimizohen apo të ekzagjerojnë dëshitmin e tyre, prindërit mendërisht të fortë i nxisin fëmijët të kthejnë zhgënjimet në forcë.
2. Ata nuk e bëjnë fëmijën e tyre Qendrën e Universit
Mund të jetë joshëse ideja se bota të rrotullohet rreth fëmijës suaj, por ky model prindërimi është më shumë se i gabuar sipas psikologëve.
3. Ata nuk lejojnë që frika të ndikojë në zgjedhjet e tyre
Mbajtja e fëmijës tuaj brenda një flluske mbrojtëse mund t’ju kursejë shumë ankth, por kjo gjë pengon zhvillimin normal të fëmijës.
4. Ata nuk i japin fëmijëve të tyre pushtet mbi ta
Fëmijët që diktojnë se çfarë ndodh apo çfarë duhet bërë në familje, nuk është e shëndetshme për ta. Prindërit ua mundësojnë fëmijëve të bëjnë zgjedhje të përshtatshme duke ruajtur një hierarki të qartë
5. Ata nuk presin përsosmëri
Pritshmëritë e larta janë të shëndetshme, por të presësh më shumë se çduhet nga fëmijët, mund t’i dëmtojë ata.
6. Nuk lejojnë që fëmija i tyre të shmangë përgjegjësinë
Prindërit e suksesshëm u mësojnë fëmijëve të tyre që të marrin përgjegjësi për zgjedhjet e tyre dhe i caktojnë detyra të përshtatshme për moshën.
Fëmijët që diktojnë se çfarë ndodh apo çfarë duhet bërë në familje, nuk është e shëndetshme për ta. Prindërit ua mundësojnë fëmijëve të bëjnë zgjedhje të përshtatshme duke ruajtur një hierarki të qartë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...