Ju duhet ta keni një të tillë në shtëpi, apo jo? Koha më e bukur e vitit është edhe koha e saj. Kush më mirë se ajo lajmëron Krishtlindjet? E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima.
Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e Natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve). Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë fakte janë interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj, por këtu janë të renditura disa të dhëna që mund të mos i keni ditur për të.
1. Poinsettias e ka marrë emrin nga botanisti Joel Roberts Poinsett, i cili e zbuloi bimën për herë të parë në 1828. Pasi e zbuloi në jug të Meksikës, ai ndërtoi uzinën për transportin dhe përpunimin e saj në shtëpinë e tij në Charleston, Karolinën e Jugut.
2. Poinsettia nuk është bimë helmuese. Një studim në Universitetin e Ohio-s, i nisur edhe nga dyshimi i shumë njerëzve për rrezikun e bimës, arriti në konkluzionin se një fëmijë duhet të hajë deri në 50 kile, që do të thotë më shumë se 500 gjethe të lules që ajo të ketë një efekt të dëmshëm. Përveç kësaj, gjethet e lules kanë një shije të tmerrshme.
3. Kafshët e shtëpisë nuk duhet t’i hanë gjethet e lules, sepse atyre mund t’u shkaktojnë të vjella dhe diarre, sidomos këlyshëve dhe koteleve.
4. Një fakt tjetër interesant që bie në sy është që gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe.
5. Joel Roberts Poinsett e futi për herë të parë Poinsettia-n në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Poinsett ishte një mjek botanist, i cili më vonë u shpall edhe i pari Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Meksikë.
6. Në Meksikë Poinsettia është një shkurre shumëvjeçare që rritet deri në 10-15 m lartësi.
7. Në të gjithë botën, sot numërohet më shumë se 100 lloje të Poinsettia-s, kryesisht nisur edhe nga ngjyrat e tyre, por tradicionalja është e kuqja. Po ashtu Poinsettias mund të jenë edhe rozë, të bardha, vishnjë etj.
8. Disa njerëz alergjikë mund të kenë acarim lëkure pas prekjes së gjetheve të lules. Për ta këshillohet që lulja të mbahet jashtë në ballkon, sidomos gjatë natës.
9. “The Paul Ecke Ranch” në Kaliforni rrit më shumë se 70% të të gjitha Poinsettias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shet më shumë se 50% të saj në mbarë botën.
10. 12 dhjetori është e njohur edhe si Dita e Poinsettia-s, e cila shënon edhe vdekjen e Joel Roberts Poinsett, në vitin 1851./RevistaClass/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...