Po, dashurohemi me gjërat e vogla që vetëm burrat mund t’i bëjnë. Dhe nuk po asim për gjestet romantike, si lulet apo surprizat, por për disa aspekte tipike mashkullore që janë sa naive, aq edhe të adhurueshme.
Ja disa prej tyre:
Ti ke lënë kohën dhe rrogën në parukeri për t’u bërë si Alexa Chung, ndërsa ai mendon se ti i ngjan shumë Elsës tek “Pallati 176”. Por ç’rëndësi ka kjo; për të vënë re detaje ke shoqet, ai mjafton të jetë “shoqja jote me pantallona”.
Ose ai është përpjekur më tepër se ç’duhet ose shoqja e tij e ngushtë nuk ka shije. Ti atë fustan nuk do ta vishje edhe sikur të të paguanin, por gjesti i tij nuk ka të paguar.
Sepse ti zakonisht je në dietë, dhe nuk di ç’të zgjedhësh mes 10 sallatërave pa pikë shije. Kurse ai i ka gjërat e ndara: në mëngjes vezë, në drekë gjellë, në darkë mish pule me perime të ziera. Kështu e mban atë super trup!
Ka disa mënyra për të thënë “Të dua”, si përshembull: “Do të doja të ija me ty. Domethenë, vetëm të inim. Nuk e kam në kuptimin… nejse, do të doja të kalonim sa më shumë kohë bashkë me një llaf.” Ndoshta s’është shumë i mirë me fjalët, por ti e di gjithmonë se çfarë do të thotë.
Është e vërtetuar shkencërisht se burrat s’janë shumë të mirë në të bërit dy gjëra njëkohësisht. Megjithatë ai përpiqet të të kushtojë vëmendje edhe ty ndërsa luhet Milan-Juventus, edhe pse kur bëhet gol, ta pret fjalën në mes dhe ngrihet ulëret si i çmendur.
Merr leje në punë, mbyllet në shtëpi dhe rri shtrirë gjithë ditën sepse çdo kontakt me ambientin mund të jetë fatal për të. E megjithatë, pas tre ditësh është si kokrra e mollës dhe i kthehet rolit të super heroit që të shpëton jetën duke të të sjellë ilaçe ty, sepse ta ka ngjitur. Por fundja, edhe Superman-i e ka një dobësi, kriptonin.
“Ëhë… e di, ajo profesoresha po ta nxin jetën.”, ose: “Po po, mendoj se ti e meriton patjetër një rritje rroge!”. Sa i adhurueshëm!
Dhe ti qesh sepse të vjen për të qeshur nga fakti që ai qesh me të tilla gjëra.
Nuk të thotë se je bërë e bukur, vetëm kthen kokën orë e sekondë ndërsa i jep makinës. Rrezikon të përplaset dhe ti e pyet: “Çfarë paske sot?”. Përgjigja dihet: “Hiç” (nënqeshja e përhershme).
Bëhet xheloz dhe për të të nxjerrë ndonjë gjë, ia këput ndonjë pyetje të tipit: “Po hë, të gjuajti ndonjë mbrëmë?”. Ti për ta ngacmuar i thua: “Të gjithë!”, dhe pastaj vjen ajo e qeshura ironike që zgjat dhjetë minuta.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...