10 arsye që dëshmojnë se karriera nuk është gjithçka në jetë

20:15 | 18 Mars 2019
L G

Karriera padyshim që është pjesë shumë e rëndësishme e jetës për secilin njëri. Ajo të përmbushë në aspektin profesional dhe ju bën të ndiheni më të dobishëm për vetën dhe të tjerët. Por, ajo nuk është gjithçka në jetën tuaj.

Unik ua sjell arsyet, pse nuk duhet ta konsideroni karrierën, pjesën më të rëndësishme te jetës tuaj.

  1. Është e rrezikshme të jepni gjithçka për karrierën tuaj.
    Edhe nëse jeni jashtëzakonisht i talentuar, nuk ka garanci se gjithmonë do të keni një punë të sigurt. Fati luan një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e karrierës dhe nëse besoni se karriera juaj është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj atëherë do të shkatërroheni plotësisht.
    2. Vlerësojeni vetën për atë që jeni, jo për karrierën që po bëni.
    Shumë njerëz janë ngritur për të besuar se vlera e tyre është përcaktuar nga arritjet, dhe ky mesazh familjar mund të çojë në një obsesion me karrierën. Megjithatë, nëse reflektoni në mënyrë kritike për këtë çështje, do të kuptoni se ka arsye të tjera për të menduar mbi vlefshmërinë tuaj. Për shembull, mënyra si i trajtoni të tjerët është ndoshta një vlerë shumë më e rëndësishme e suksesit personal.

  1. Në pleqëri të gjithë pendohen që janë dhënë pas karrierës dhe kanë harruar çdo gjë tjetër.

Nga përvoja e miliona njerëzve në Botë del se në prag të vdekjes të gjithë pendohen që e kanë konsideruar karrierën gjënë më të rëndësishme në jetë, dhe kanë harruar të kënaqen më gjëra të vogla, siç është një shëtitje në natyrë sapo dielli agon.

  1. Jo gjithmonë e ndihmoni botën me profesionin tuaj .

Ju mund ta vlerësoni shumë lartë punën që bëni, por ajo jo domosdoshmërisht mund të ndihmoj komunitetin përreth dhe botën. Relativisht pak njerëz punojnë aktualisht në vende pune që çojnë në ndryshime pozitive dhe thelbësore globale. Është e dobishme për të marrë një vështrim objektiv në fushën tuaj dhe pranoni se ndërsa është e rëndësishme për ju, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme në botë.

  1. Disa njerëz janë krejtësisht të lumtur pa karrierë.
    Ka individë që ndihen krejtësisht të kënaqur dhe të përmbushur pa ndjekur  karrierë. Karriera nuk është e nevojshme për lumturinë. Duke marrë parasysh të gjitha përfitimet që gëzojnë këta njerëz mund t’ju ndihmojnë të shihni pse karriera nuk janë aq të rëndësishme.
  2. Njerëzit shpesh vuajnë nga karriera.
    Ndarjet dhe divorcet shpesh herë ndodhin për shkak të njërit se njëri nga partnerët mund të jetë shumë i përqendruar tek karriera. Obsesioni pas karrierës bën që të neglizhohet jeta private dhe marrëdhëniet në qift. Ju duhet ta kuptoni se karriera është më pak e vlefshme sesa harmonia në lidhjen tuaj prandaj ushqeni me dashuri atë.
  3. Shumë njerëz ndërrojnë mendje mbi zgjedhjen që kanë bërë në profesion. 
  4. Është e mundur që karriera juaj e tanishme nuk do të jetë ajo që do të ndjekësh pas 10 ose 20 vjetëve. Imagjinimi se karriera juaj do të zgjasë për tërë jetën mund t’ju bëjë të ndiheni të hutuar dhe të zhvendosur nëse ndryshoni në një linjë tjetër të punës. Si rezultat, është e arsyeshme të shmangësh besimin se karriera juaj është një pjesë e domosdoshme e identitetit tuaj.
  5. Puna e tepërt mund të dëmtojë shëndetin tuaj
    Nëse jeni plotësisht të fokusuar në karrierën tuaj, mund të keni stresi kronik, të vuani nga mungesa e gjumit ose të përfundoni stres dhe ankth të tepërt. Bërja e pushimeve të rregullta nga puna rrit mundësitë për të qëndruar në gjendje të mirë fizike.
  6. Mos e lini karrierën t’ju privoj nga hobit që keni
    Ndarja e kohës për të ndjekur hobit mund të ju bëjë të ndjeheni energjik, i pasionuar dhe krijues. Një gatishmëri për të pranuar se karriera juaj nuk është aq e rëndësishme mund të çojë në një përformancë më të mirë të punës, si dhe në rritjen e mirëqenies.
  7. Përqendrimi në punën tuaj mund të pengojë zhvillimin personal
    Së fundi, mund të sakrifikoni rritjen personale nëse investoni gjithë energjinë tuaj në karrierën tuaj. Njerëzit e mençur priren të ndajnë kohë për të eksploruar ndjenjat e tyre, për të reflektuar mbi nevojat e tyre dhe për të identifikuar fushat e zhvillimit personal.

Ka raste të shumta kur njerëzit kanë dëshmuar se mund të menaxhojnë ngritjen në karrierë dhe familjen, kohën e lirë për vetë etj. Megjithatë, mos bëni gabim të mendoni se karriera juaj përcakton jetën tuaj ose vlerën tuaj. Siç u tha më lart, ka shumë gjëra shumë të rëndësishme në jetë./Unik

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme