Google ADS

1 në 50 njerëz e gjejnë dashurinë në aeroplan

20:39 | 29 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Mund të ketë njerëz që ua ngrisin nervat gjatë udhëtimit me aeroplan, por me sa duket aty janë edhe shancet e mira për të gjetur dashurinë e jetës.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga banka britanike HSCB është gjetur se një në 50 pasagjerë të aeroplanit kanë gjetur dashurinë e jetës në avion, transmeton portali arbresh.info

Rezultatet kanë ardhur nga intervistat e kryera me 2,150 njerëz nga 141 vende në të cilat pjesëmarrësit mbi udhëtimet,

Rreth 6,000 njerëz nga Hong Kongu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe u pyetën gjithashtu mbi zakonet e tyre të fluturimit.

Megjithatë, studimi i fundit zbulon se gjysma e pasagjerëve të aeroplanit kanë arritur të bisedojnë me një të huaj në një aeroplan.

Por nuk janë vetëm marrëdhëniet romantike që lindin në qiell, sepse studimi sugjeron që një numër i madh i udhëtarëve kanë lidhur edhe marrëdhënie të re biznesi gjatë udhëtimeve me aeroplan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme