Nathan Brooks, një psikolog i mjekësisë ligjore që kreu studimin, tha se rezultatet treguan se bizneset duhet të përmirësojnë shqyrtimin e tyre të rekrutimit të punonjësve.
Ai tha se rekrutuesit priren të përqendrohen në aftësitë dhe jo në karakteristikat e personalitetit dhe kjo ka çuar në firmat që punësojnë “psikopatë të suksesshëm”, të cilët mund të angazhohen në praktika jo etike dhe ilegale ose të kenë një ndikim negativ ndaj kolegëve.
“Në mënyrë të vazhdueshme, psikopatët krijojnë shumë kaos dhe në përgjithësi tentojnë të vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit”, tha ai.
“Për psikopatët, suksesi i bizneseve është një lojë dhe atyre nuk iu intereson nëse dhunojnë moralin. Ka të bëjë me marrjen e kompetencave ku ata dëshirojnë në kompani dhe të kenë dominim mbi të tjerët. Ne shpresojmë që të implementojmë mjetin tonë të shqyrtimit në biznes, në mënyrë që të kemi një vlerësim të duhur për të identikuar këtë problem, për të ndaluar njerëz të tillë që të dominojnë në biznese e që më pas pasojat të jenë shumë të rënda“, tha Brooks./Revista Psikologjia
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...