?#LIVE: Mblidhet KQZ | Diskutohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit

11:10 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

KQZ-ja po e mban mbledhjen e radhës, raporton Arbresh.info.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje – Znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

3. Aktivitetet e ZRPPC-së:– Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 14 shkurt 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditim të vëzhguesve.

4. Raport i Këshillave të KQZ-së:Këshilli për Operacione Zgjedhore:– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për bartjen e votuesve nga Qendra e Votimit 2133B që gjendet në shkollën fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” të fshatit Dashec për në Qendrën e Votimit 2132B që gjendet në shkollën fillore “Pavarësia” të fshatit Baks, komuna Skënderaj.– Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit dhe zëvendësimeve për anëtar të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në komunat: Shtime, Zubin Potok, Mamushë dhe Graçanicë.

Këshilli për Buxhet dhe Financa:– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor financiar të KQZ-së për vitin 2020.– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të auditimit të brendshëm për vitin 2020.5. Të ndryshme;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme