Burime brenda Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kanë konfirmuar dyshimet e deritashme, se naftëtarët kanë pasur marrëveshje për t’i mbajtur çmimet e naftës të larta.
Këtë e ka bërë të ditur RTK, duke cituar burime të saj brenda Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Valon Perstreshi, kryetar i AKK-së, nuk ka konfirmuar këtë, por ka theksuar se shumë shpjet do të dalin me vlerësimin zyrtarë, pas hetimit të bërë në lidhje me dyshimet e ngritura për këtë çështje.
Ai ka thënë se në momentin që gjendet se ka pasur një marrëveshje të tillë, atëherë do të ketë gjobë për të dënuar të gjitha kompanitë që kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshje dhe sipas tij dënimi është 10% e fitimit vjetor
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin