Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin për emërimin e shefit të stafit të tij, Luan Dalipi si dhe zëvendëskryeministrin Haki Abazi, të cilët vijnë nga shoqëria civile, e të cilët, sipas Bytyçit, kanë të kaluar dyshimtë dhe kanë keqpërdorur fonde të mëdha.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bytyçi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti moton e Vetëvendosjes “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”.
“Dje, Albini Kurti ka emëruar Shef stafi të Kryeministrisë, Luan Dalipin, sigurisht për shumë qytetarë një emër anonim, por jo i panjohur siç ka qenë emri i zv. kryeministrit Haki Abazi. Për ata të cilët nuk i njohin këta dy persona, më lejoni që si ish aktivist t’i përshkruaj këto “dy dele të zeza” të shoqërisë civile, të cilët vetëm një gjë e kanë të përbashkët- dyshimin që kanë qenë figurat më të inkriminuara të shoqërisë civile”, ka thënë Bytyçi.
Ai ka theksuar se shefi i stafi i kryeministrit Kurti është dënuar edhe nga Gjykata për keqpërdorim të fondeve të shoqërisë civile, ndërsa Haki Abazi, siç shkruar Bytyçi, fondet që i menaxhonte nga fondacioni “Rockfeller” i shfrytëzonte duke krijuar një rrjet klientelist me organizatat e shoqërisë civile.
“Njëri është i dënuar për korrupsion nga gjykata themelore, e që më vonë për çudi është liruar nga Gjykata e Apelit. Ndërsa tjetri, si “kapo” i shoqërisë civile, fondet që i menaxhonte nga fondacioni “Rockfeller” i shfrytëzonte duke krijuar një rrjet klientelist me organizatat e shoqërisë civile të cilat fondet e shumta nuk i përdorën për zhvillimin e Kosovës, por, për interesa dhe përfitime të ngushta personale. Për këtë të fundit organizata Çohu nën udhëheqjen e Avni Zogianit, sot bashkë partiak i Haki Abazit kishte inicuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”.
“Është çudi se si dy figurat më të errëta të shoqërisë civile, janë bashkuar në pozita udhëheqëse të Qeverisë Kurti. Siç duket, Albin Kurti përpos ndryshimit në qëndrime e paska e harruar edhe moton politike: “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”, ka zëdhënësi i PDK-së.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...