Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka vlerësuar se fatkeqësisht sot qytetarët e Komunës së Prishtinës po ballafaqohen me një qeverisje, e cila nuk po brengoset për qytetarët e saj.
“Sot kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale Gëzim Mehmeti paraqitën në konferencë për media projektet të cilat janë paraqitur më herët sepse janë projekte të viteve të kaluara në infrastrukturën lokale”, thotë LVV.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Prishtinës i gëzohemi çdo projekti të realizuar në të mirë të qytetarëve të Prishtinës. Fatkeqësisht sot qytetarët e komunës sonë ballafaqohen me një qeverisje e cila nuk po brengoset për qytetarët e saj. Diskutimet publike bëhen sa për të përmbushur obligimet ligjore por pa pjesëmarrje të qytetarëve sepse nuk njoftohen si duhet ata dhe mbahen gjatë orarit të punës. Kërkesat e qytetarëve nuk shqyrtohen dhe shumica e tyre mbesin pa përgjigje nga dikasteret e komunës. Kryetari i Komunës nuk merr pjesë as në seancë të Kuvendit Komunal dhe as në diskutime me qytetarët. Pra kemi të bëjmë me papërgjegjëshmëri në raport me qytetarët e Prishtinës.
Sot kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale Gëzim Mehmeti paraqitën në konferencë për media projektet të cilat janë paraqitur më herët sepse janë projekte të viteve të kaluara në infrastrukturën lokale. Një konferencë me lajme të vjetra nuk mund të mbuloj raportin e punës për gjashtë mujorin e parë ku vërehen qartë dështimet e qeverisjes në Prishtinë. Tani para se ky raport, ku dallohet dështimi, të diskutohet në Kuvendin Komunal, ai mundohet të paraqes disa të arritura në projektet e infrastrukturës. Të gjitha këto projekte janë të kontraktuara nga qeverisja e kaluar. Asnjë kontratë e re deri më sot nuk është nënshkruar në projekte të infrastrukturës rrugore. Për gjashtë muajt e 2018-tës është realizuar vetëm 19 % i buxhetit në drejtorinë e Investimeve Kapitale. Që po realizohen projektet e nisura dhe publikura më herët është mirë, por gjithkush është duke pritur qà të realizohen projektet e reja të zotuara. Nëse deri më tani, pra 1 gusht 2018, nuk është nënshkruar asnjë kontratë e re për këtë vit nuk do të realizohet asnjë projekt i ri.
Shpendi në fushatë premtoi ndërtimin e rrugës “A”. Sot deklaroi se rruga “A” do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. Ne i informojmë qytetarët se rruga “A” as nuk është e projektuar e as nuk ka filluar ende asnjë procedurë për projektimin e saj. Edhe sikur tani të kishin filluar punimet për ndërtimin e saj nuk do të mund të përfundonin gjatë vitit të ardhshëm sepse ndërtimi i rrugës “A” ka kosto shumë të lartë. Kjo rrugë fillon nga lagjia e Kalabrisë e deri në lagjen Mati dhe është rrugë me katër korsi sipas planit rregullues. Gjerësia e saj është minimum 32 metra dhe Komuna as që ka filluar me procedurat e shpronësimit e as të projektimit të rrugës. Me këtë mënyrë të mospunës kjo rrugë nuk mund të përfundojë as vitin e ardhshëm megjithë dëshirën tonë që kjo rrugë të bëhet sepse është tepër e rëndësishme për komunën tonë.
Natyrisht kur Shpendi flet për Unazën e qytetit dhe thotë se do të përfundojë në vitin 2020 tregon që ai nuk kupton asgjë nga realizimi i projekteve infrastrukturore. Ky është projekt shumë madhor për komunën dhe është projektuar në vitin 2009. Së pari, do të duhej që të bëhej një revidim i këtij projekti sepse tani ka ecur shumë përpara teknologjia e ndërtimit të rrugëve dhe mund të bëhej revidimi i këtij projekti dhe me këtë rast do të rritej kualiteti i rrugës dhe zvoglimi i kostos. Edhe për këtë projekt ende nuk ka filluar procedura e shpronësimit prandaj me gjithë dëshirën tonë nuk mund të realizohet deri në vitin 2020. Ne kërkojmë nga Shpendi që të filloj me realizimin e premtimeve që i ka bërë në fushatë dhe jo me këso konferencash boshe ku paraqet projekte të filluara nga qeverisja e kaluar e që janë prezantuar njëherë para publikut shumë më herët.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...