Komisioni parlamentar për Ekonomi ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it, por nuk pati vendimmarrje për votim.
Kryetari i Komisionit Endrit Shala ka thënë se Qeveria ka propozuar emrat për anëtarë të Bordit të ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).
Për një mandat 5 vjeçar, në bordin e ARKEP janë propozuar Bahri Anadolli kryesues, Hazir Hajdari anëtar, Mark Buzhala anëtar, Iliriana Berisha anëtare dhe Faruk Rexha anëtar.
Ndonëse, për këtë pikë të vetme të rendit të ditës për votimin e kandidatëve pati kritika nga deputetët e opozitës.
“Të propozuarit janë, Bahri Anadolli kryetar, Hazir Hajdari anëtar, Mark Buzhala anëtar, Iliriana Berisha anëtare dhe Faruk Rexha anëtar. Ne si Komision i kemi kërkuar Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të procedohen emrat, duke ditur arsyen që ky institucion nuk ka pasur bord për arsye se i ka përfunduar mandati bordit aktual me 5 dhjetor”, tha Shala.
Deputetja Mimoza Kusari Lila tha se lista me emrat e kandidatëve janë të lidhur drejtpërdrejt me partitë politike në pushtet.
“I pari defekt është për faktin që përfaqësuesit për brenda prapë dhe mund të lidhen drejtpërdrejt me subjektet politike në pushtet. Prapë ka mundësi dhe hapësirë që në një institucion të rëndësisë kaq të madhe për vendin, prandaj e kemi parë ndikimin si e patën me rastin e aplikimit të Telekom Serbisë, dhe të ketë qeveria një reflektim më serioz nuk e patën… prej pesë kandidatëve vetëm një është grua edhe ajo është bashkëshortja e ish-ministrit të koalicionit qeverisës, kështu që për çfarë të drejtash jemi duke folur. Prapë ka me kërkuar që kjo listë me u kthyer mbrapa dhe qeveria me respektua Ligjin edhe për barazi gjinore, ku ishte dashur të jenë dy ose tri gra në këtë rast… Por, që të na sjell një listë të kësaj natyre, ku kriter përveç asaj profesionale është edhe lidhje bashkëshortore, për ne është skandaloze. Ne jo që nuk e votojmë dhe jemi kundër, por do të reflektojmë edhe në seancë me kërkuar që seanca me kthyer mbrapa qeverisë këtë listë”, tha ajo.
“Nuk shoh asnjë konflikt interesi, sepse nuk janë në pozita ekzekutive. Nuk di pse flitet këtu, pse ndoshta është një grua e ish-ministrit. A thotë dikush që ata që kanë qenë në pozita të larta, familjarët e tyre me vdekur urie apo mos me pasur të drejtë për me u punësuar. Ky kundërshtim është se po shihet që nuk ka ndonjë kandidatë që vjen nga Vetëvendosje dhe për këtë të bëhet zhurmë pa asnjë arsye. Më tepër më intereson përgatitja profesionale të dëshmuar dhe si komision ne nuk mund të kthejm këta emra në qeveri, por kuvendi të vendos me shumicë votash”, tha ai.
Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala tha se ARKEP është institucion mjaft i rëndësishëm për shtetin, dhe për këtë ka kërkuar që ky votim të shtyhet deri në mbledhjen e radhës, duke dëgjuar arsyetimin e propozuesit, në këtë rast të Qeverisë.
Derisa Shala nuk bëri komente për emrat, por që theksoi se në seancën e kuvendit do të ketë diskutim për kandidatët e bordit të ARKEP-it.
“Unë këtij raporti ia kisha dhënë edhe një shans për të martën, asgjë nuk ndryshon deri të martën dhe të arsyetohet nëse ka me ndonjë argument shtesë ose kanë me tërhequr vet listën. Kështu që unë jam për dhe dhënë deri të martën një afat me dëgjua edhe propozuesin e këtyre kandidatëve dhe ne pastaj të marrim një qëndrim më meritor në raport me rekomandimet që mund t’i bëjmë në kuvend. Diskutimin e plotë për këtë çështje e rezervojë për seancë në kuvend”, tha Shala.
Për votimin e këtij raporti nuk pati vendimmarrje dhe është shtyrë për mbledhjen e radhës. Ndërsa, nga data 5 dhjetor ARKP ka mbetur pa bord.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...