Google ADS

​Veseli takoi një delegacion nga Kongresi Amerikan

13:31 | 31 Maj 2018
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam dhe kryetar i Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë – HDP, shoqëruar nga përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së nga Uashingtoni.

Në takim u diskutua për partneritetin midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kongresit Amerikan dhe ndihmën e gjithanshme që agjencitë e SHBA-ve, i kanë dhënë dhe po i japin Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve në shumë segmente.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi miqtë amerikanë për këtë mbështetje, ndërsa garantoi vazhdimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Sipas një komunikate të Kuvendit, zyrtarët nga Kongresi Amerikan falënderuan kryetarin Veseli për bashkëpunimin e ngushtë, ndërsa vlerësuan punën e mirë në fushën e transparencës para publikut dhe të llogaridhënies.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme