Është mbajtur provimi me shkrim për kandidatët për prokurorë të rinj, të cilët me sukses e kanë kaluar testin kualifikues.
Ky proces është monitoruar nga anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së dhe EULEX-it. Të gjithë kandidatët të cilët me sukses do të kalojnë provimin me shkrim, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen intervistës, para së Këshilli Prokurorial i Kosovës të propozojë emrat për prokurorë të rinj. Testi me shkrim është mbajtur në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku kanë marrë pjesë 90 kandidatë.
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...