Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’iu jepet një përgjigje definitive sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.
Scholz, në një intervistë në televizionin gjerman ZDF, tha se BE-ja është një bashkësi që u takon vendeve demokratike dhe se kjo perspektivë duhet t’iu jepet të paktën atyre shteteve që punojnë seriozisht në reforma.
“Është koha që vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë interes për t’iu bashkuar BE-së t’iu japim përgjigje definitive për perspektivën, për të cilën bisedohet për një kohë të gjatë. Këtë perspektivë e meritojnë së paku ato vende që punojnë seriozisht në reforma”, ka thënë ai për ZDF.
Duke folur për situatën në Ukrainë dhe agresionin rus atje, kancelari gjerman tha se lufta duhet ndalur në mënyrë që të shmanget vdekja e miliona njerëzve.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të mos lejohet që situata në Ukrainë të eskalojë edhe më tutje.
Sipas tij, duhet të ndalet lufta dhe të mos eskalojë tutje, të shmanget vdekja e miliona njerëzve.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...