Dy të rinj shqiptarë, L.T. (1999) dhe T.J. (1997), janë rrahur mbrëmë rreth orës 20:00 në veri të Mitrovicës me ç’rast kanë pësuar lëndime nëpër pjesë të ndryshme të trupit, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, ata janë sulmuar nga katër persona, që dyshohet të jenë pjesëtarë të grupeve ‘KM-Firm 028’ dhe ‘Mosto-Klinci’, derisa po shëtitnin në sheshin ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.
Mësohet se viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre rreth kësaj ngjarje në stacionin jugor të policisë, ndërsa policia është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorëve.KosovaPres ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me këtë incident, por pa sukses. Ndryshe, ky është rasti i 19-të i incidenteve ndaj shqiptarëve në veri gjatë këtij viti, dhe nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e ndonjërit prej këtyre incidenteve.
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...