Të shtunën në Kosovë do të ketë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrin deri në 31 gradë Celsius, kurse e diela do të jetë me shi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Situata sinoptike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe ditën e shtune , përderisa ditën e diele do të krijohen kushte tjera meteorologjike, duke bërë që mbi vendin tonë të mbaje mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe ulje të lehta të temperaturave në vlerat e maksimaleve. Vranësirat pasdite do të jenë në zhvillim e sipër dhe si të tilla do të mundësojnë që në shumë territore të vendit të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Edhe në fushat barike pritet të ketë rënie nën vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpre...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...