​Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan

13:49 | 22 Korrik 2017
M. A.

Ka rifilluar faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan, projekt i cili po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas një komunikate të Komunës së Gjilanit, ata dhe MKRS do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm “sepse e kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme