Shkenca shqiptare, përmes shkencëtarëve të saj, jo vetëm në vendet e origjinës, por edhe të atyre që janë të shpërndarë nëpër botë, po kontribuon në vazhdimësi dhe me cilësi të lartë në ngritjen dhe zhvillimin e shkencës mbarëbotërore.
Rast më i freskët i vlerësimit të shkencëtarëve shqiptarë për kontributin e tyre për shkencën në përgjithësi dhe për institucionin shkencor në veçanti, është rasti i profesorit Bajram Berishës nga Universiteti i Prishtinës.Në vigjilje të 150-vjetorit të themelimit të Universitetit Teknik të Munihut (TUM), Prof. Bajram Berisha është nderuar me titullin prestigjioz “TUM Ambassador” i Universitetit Teknik të Munihut (TUM – Technische Universität München) në Gjermani.
KosovaPress ka arritur të sigurojë fotografi dhe video nga një ceremonie festive që u organizua me këtë rast nga TUM prej datës 30 nëntor deri më 2 dhjetor të vitit që lamë pas, në Filarmoninë e Munihut, me moton “Një herë i ftuar, përgjithmonë mik”.
TUM është njëri nga institucionet elitare të arsimit të lartë dhe të ekselencës shkencore në Gjermani dhe në botë. Aktualisht, sipas rangimit në listën e Shangait, TUM radhitet ndër 50 Universitetet më të mira në botë dhe ndër 2-3 Universitetet më të mira në Gjermani.
Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së dorëzimit të titujve, presidenti i TUM, Prof. Ëolfgang Herrmann, shprehu falënderimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të “TUM Ambasadoreve” në ngritjen e imazhit të TUM. Ambasadorët e TUM, tha ai e pasurojnë Universitetin me përvojën e tyre shkencore-akademike dhe praktikën e tyre ndërkombëtare.
Ai mes tjerash tha se cilësinë e universitetit tonë e mbështesim edhe në bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkencëtarët dhe institucionet e ekselencës gjithandej nëpër botë. Prandaj, çdo vit, Presidenti i TUM nderon disa nga shkencëtarët ndërkombëtarë të nivelit kulmor me titullin “TUM Ambassador” duke i cilësuar ata si përfaqësues të këtij Universiteti nëpër botë. Këtë vit Presidenti i TUM ka përzgjedhur Ambasadorët nga universitete prestigjioze nga ShBA, Kina, Franca, Kosova, Rusia, Holanda dhe Japonia.
Biografinë e “TUM Ambasadoreve 2018”, para rreth 2500 Profesorëve, studentëve të TUM dhe mysafirëve të tjerë të koncertit të filarmonisë së Munihut e lexoj Zëvendës-presidentja e TUM, Prof. Julinae Winkelmann. Ajo duke e ftuar Profesorin Bajram Berisha, ambasadorin e parë gjatë kësaj ceremonie, ka potencuar rezultatet të ekselencës shkencore dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Prof. Berishës me TUM. Profesor Berisha, theksoj ajo është profesor i fiziologjisë, gjenetikës dhe bioteknologjisë shtazore me ekspertizë dhe reputacion te shkëlqyer shkencor dhe universitar. Zëvendës-presidentja Ëinkelmann gjatë laudacionit rikujtoj se Prof. Berisha vjen nga Universiteti i Prishtinës në Kosovë, por qe ka punuar kohe të gjatë në TUM dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në internacionalizimin e TUM, dhe ngritjen e reputacionit dhe imazhit të këtij universiteti.
Emërimi i Prof. Bajram Berishës “TUM Ambassador” në këtë universitet të famshëm të ekselencës gjermane dhe ndërkombëtare, është një kontribut i rëndësishëm në ngritjen e reputacionit dhe ndërkombëtarizimin të Universitetit të Prishtinës dhe të arsimit të lartë dhe të shkencës shqiptare.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...