Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme, para eurodeputetëve dhe parlamentarëve të disa prej vendeve të Evropës Juglindore, ka folur edhe për raportet e Rusisë me Serbinë, duke thënë se njohja e Kosovës nga Rusia do ia lehtësonte barrën edhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka thënë se pavarësia e Kosovës është shpallur pas një procesi të gjatë të udhëhequr nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, presidenti Ahtisaari, si dhe pjesë e procesit ishin të gjithë protagonistët ndërkombëtarë, BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia.
“Për fat të keq Rusia ende vazhdon të vejë veto në Këshillin e Sigurimit për Pavarësinë e Kosovës. Kosovën nuk e pengon raporti i mirë tradicional Rusi-Serbi. Kosova nuk ka asgjë të keqe me Rusinë, ata ishin pjesëmarrës të negociatave në Rambuje, prezent me ushtarë në kuadër të KFOR-it pas luftës, pjesëmarrës në negociatat e Vjenës 2006-2008 për statusin politikë. Rusia tash e 17 vite e ka zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas tij, Moska raportet me Kosovën duhet t’i shoh përtej raportit dhe interesit të Serbisë dhe krahasimin me Krimenë.
“Edhe sot ftojë Moskën ta njoh Kosovën, kjo do ta ndihmonte dhe do t’ia lehtësonte barrën edhe më shumë Serbisë” ka thënë presidenti Thaçi. Ai ka shtuar se nuk ka pasur shpallje më multilaterale e më të koordinuar me tërë bashkësinë ndërkombëtare sesa në rastin e Kosovës.
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...