Google ADS

​Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme

08:09 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për sot në ora 12.00.

Kërkesa është bërë me arsyetim të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit lidhur me parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021.

Kërkesa me nënshkrimet e deputetëve të këtyre partive i është dërguar kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Kryesisë së Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme